LAJMI I FUNDIT:

Gomes: Në finale luan Portugalia

Gomes: Në finale luan Portugalia

Andre Gomes është i bindur se Portugalia do ta mposhtë Uellsin në gjysmëfinale të ‘Euro 2016’.

Mesfushori i Valencias thotë se përfaqësuesja e tij mund të ndalë rrezikun potencial nga Gareth Bale dhe t’u kundërvihet uellsianëve.

“Jemi duke u përgatitur për t’u përballë ndaj Uellsit të fortë. Ata sulmojnë shumë mirë, kanë kundërsulme të mira, por ne do të përdorim armët tona më të mira për t’i mposhtur të mërkurën”.


“E dimë se Bale është futbollist i rëndësishëm, siç është Ronaldo për ne, por nuk besoj se do të duhet të kemi kujdes të veçantë”, ka thënë Gomes në konferencën për media.

Fituesi i këtij dueli luan në finale ndaj fituesit të superpërballjes Gjermani-Francë.