LAJMI I FUNDIT:

Eksperimentet e thjeshta shkencore që duhet t’ua shpjegoni fëmijëve

Eksperimentet e thjeshta shkencore që duhet t’ua shpjegoni fëmijëve

Telegrafi më poshtë ju sjellë disa eksperimente interesante shkencore, të cilat do t’ju ndihmojnë të krijoni një lidhje të veçantë me fëmijët, e gjithashtu ata do të mësojnë gjëra të mahnitshme rreth shkencës.

1. Tullumbacja zjarrduruese

baloni  


Ju duhen: Dy tullumbace, një qiri dhe ujë

Eksperimenti: Fillimisht e mbushni me ajër tullumbacen e parë dhe e mbani sipër një qiri për t’ju demonstruar fëmijëve që zjarri bën që tullumbacja të shpërthejë. Pastaj, e mbushni tullumbacen e dytë me ujë dhe e mbani prapë mbi qiri, transmeton Telegrafi.

Në këtë rast do të shihni se tullumbacja do të mund ta durojë nxehtësinë e zjarrit.

Shpjegimi: Uji në tullumbace e absorbon nxehtësinë që lirohet nga qiri, prandaj materiali i tullumbaces nuk nxehet, e as nuk shpërthen.

2. Truku me lapsa

lapsa

Ju duhen: Një qese polietileni, disa lapsa dhe ujë

Eksperimenti: Mbusheni gjysmën e qeses së polietilenit me ujë dhe me lapsa shponi vendet e mbushura me ujë.

Shpjegimi: Nëse e shponi qesen me lapsa dhe pastaj e mbushni atë me ujë, uji do të rrjedhë nga vrimat që i keni krijuar. Por, nëse në fillim e mbushni me ujë dhe pastaj e shponi qesen me lapsa, uji nuk do të rrjedhë aspak.

Ky është rezultat i faktit që kur polietileni thyhet, molekulat e veta afrohen së bashku. Në këtë rast, polietileni ngushtohet përreth lapsave.

3. Veza lundruese

veza

Ju duhen: Dy vezë, dy gota ujë, pak kripë

Eksperimenti: Me kujdes e vendosni një vezë në një gotë të mbushur me ujë dhe do të shihni që veza do të fundoset në thellësinë e gotës. Pastaj, derdhni pak ujë të nxehtë në gotën e dytë dhe hidhni 4-5 lugë gjelle të mbushur me kripë në të.

Ky truk do të funksionoj më mirë nëse pritni derisa të ftohet uji. Pastaj, pasi të jetë ftohur uji e vendosni vezën e dytë. Do të shihni që në gotën e dytë, veza do të lundroj mbi sipërfaqe në vend se të fundoset në thellësi të gotës.

Shpjegimi: Çelësi këtu është se densiteti i molekulave që i bën veza dhe uji. Densiteti mesatar i një veze është shumë më i madh se ai i ujit, prandaj uji e fundos atë. Mirëpo, densiteti i ujit me kripë është shumë më i lartë se i vezës, prandaj veza nuk fundoset. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Femra
Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Moda
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
Kur pritet t'ju vijnë menstruacionet pas lindjes?

Kur pritet t'ju vijnë menstruacionet pas lindjes?

Për nënat
A prodhojnë gratë hormone mashkullore?

A prodhojnë gratë hormone mashkullore?

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Kalo në kategori