LAJMI I FUNDIT:

Portugalia me lojë të ‘shëmtuar’ e kërkon titullin

Portugalia me lojë të ‘shëmtuar’ e kërkon titullin

Seleksionuesi i Përfaqësueses së Portugalisë, Fernando Santos aspak nuk është i shqetësuar që njerëzit mendojnë se ekipi i tij është më i “shëmtuari” në mesin e atyre që janë kualifikuar në gjysmëfinale të “Euro 2016”.

Autsajderët si Islanda e Uellsi kanë kapur imagjinatën e publikut, ndërsa Italia me gjithë eliminimin është duartrokitur për fitoret që i regjistroi ndaj Spanjës e Belgjikës.

Në anën tjetër Portugalia ka arritur në gjysmëfinale të evropianit dhe kjo është hera e katërt në pesë tentimet e fundit. Por, në “Euro 2016” Portugalia nuk e ka fituar asnjë ndeshje gjatë 90 minutave lojë. Mbi të gjithë, portugezët nuk kanë treguar as lojëra të mira, shkruan Reuters.

Ndeshja e Portugalisë ndaj Kroacisë në kuadër të 1/8 të finales, të cilën e fituan portugezët pas vazhdimeve, është vlerësuar si më e dobëta nga analistët. Megjithatë, seleksionusit Santos nuk i intereson aspak se çfarë mendojnë të tjerët për ekipin e tij, përcjell Koha Ditore.


“Natyrisht, Uellsi dhe Islanda janë ekipet që i duan të gjithë, kjo për shkak se askush nuk ka pritur që këto të shkojnë kaq larg. Nuk jam i shqetësuar aspak me faktin se po na përshkruajnë si ekipin më të shëmtuar të evropianit. Unë jam i interesuar të shkoj në finale dhe ta fitoj trofeun”, është shprehur Santos.