LAJMI I FUNDIT:

Shkurtim i pagave në administratën gjyqësore?

Shkurtim i pagave në administratën gjyqësore?

Njoftimin për paga më të vogla pritet që këtyre ditëve ta pranojnë rreth 2000 punonjës administrativ, ndërsa vendimi është sjellë në seancën e fundit të Këshillit buxhetor gjyqësor, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në këtë seancë kanë qenë të pranishëm të gjithë kryetarët e Gjykatave të apelit dhe kryetari i këshillit gjyqësor.

Kryetaret e Gjykatës Supreme dhe të asaj të Apelit, Lidija Nedelkova dhe Jetmire Boshnjaku Ajdini kishin të deleguarit e vetë. Kjo nuk është përpjekja e parë të bëhet presion ndaj të punësuarve për ndërprerjen e grevës.


Ky vendim vjen në periudhën kur sindikata dhe administrata gjyqësore dhe Ministria e drejtësisë me shkresa dhe propozim-marrëveshje përpiqen ti zgjedhin problemet.

Ajo që nuk është e qartë në Vendimin e Këshillit buxhetor gjyqësor se deri te i cili institucion mund të ankohen punonjësit të cilët do të pranojnë vendim për paga më të ulëta. Sipas procedurave ligjore për një kontekst të këtillë do të duhej të kishte kompetencë Gjykata administrative por është e paqartë si do të vendos ajo gjykatë kur vetë ka votuar për shkurtimin e pagave.

Greva e administratorëve zgjat tashmë dy  muaj.

Në njoftimin e Këshillit buxhetor gjyqësor shkruan se duhet të shkurtohet paga për të gjithë muajt për sa kohë zgjat greva, por edhe kjo është e paqartë se si do të realizohet sepse paga për muajin maj tashmë është paguar ndërsa ajo e muajit qershor është transferuar në DAP.

Greva edhe krahas presioneve të fuqishme vazhdon edhe më tej në të gjithë gjykatat e vendit. I vetmi që nuk i është bashkangjitur grevës është gjykata më e madhe, ajo Penale në Shkup, ndërsa në gjykatat tjera palëve u jepen terminë të rinj për gjykim në shtator./Telegrafi/