Sllovakia ndjek kursin e refuzimit në politikën e refugjatëve. Tani ajo duhet të ndërmjetësojë si kryesuese e radhës së BE-së në gjashtëmujorin e dytë, menjëherë pas Brexit.
Nga 1 korriku presidencën e radhës së BE-së e kryeson Sllovakia. Një vend, ku parlamenti dhe partitë janë gati të një mendimi: Nuk ka vend për refugjatët dhe azilkërkuesit në Sllovaki. Myslimanët janë të padëshiruar në vendin me 5,5 milionë banorë. Kreu i qeverisë, socialdemokrati Robert Fico, premtoi në fushatën elektorale se nuk do të tolerojë një komunitet mysliman në Sllovaki. “Islami nuk ka vend tek ne”, tha ai. Megjithatë ai premtoi të enjten me marrjen e presidencës nga Sllovakia (30.06) në Bratislavë se do të jetë një ndërmjetësues i ndershëm dhe neutral në një BE të tronditur nga krizat.
Gjermania nuk ka shumë besim se do të ketë progres në reformimin e rregulloreve të azilit të BE-së si edhe në shpërndarjen e drejtë të refugjatëve brenda unionit. Sllovakia vetë madje ka ngritur padi në Gjykatën Europiane në Luksemburg kundër mekanizmit të shpërndarjes së azilkërkuesve. Megjithatë ambasadori i Sllovakisë në BE, Peter Javorcik është optimist se në gjashtë muajt e ardhshëm do të mund të përpilohet një “agjendë positive” për politikën e emigracionit dhe mbrojtjen e kufijve të jashtëm si edhe ngritjen e rojes së përbashkët bregdetare.
Fico është i bindur se „duhet të ndalet fragmentarizimi i BE-së”. Por propozimet e BE-së për pranimin e shpërndarjen e refugjatëve kanë shumë pak gjasa të vihen në jetë gjatë presidencës sllovake. Pozicioni refuzues i Sllovakisë mbështetet nga Çekia, Hungaria dhe Polonia. Tetë refugjatë pranoi Sllovakia në vitin 2015, e kjo shifër nuk duhet të ndryshojë, sipas kryeministrit Fico.
Sllovakia ka një ekonomi të stabilizuar në rritje, megjithëse papunësia është relativisht e lartë. Edhe deficiti buxhetor po mbahet nën kontroll. Në vitin 2003 para anëtarësimit në BE, rreth 92% e sllovakëve e mbështesnin aderimin në union. Sot kjo shifër është shumë më e ulët. Ambasadori sllovak në BE thekson se në vend vihet re një rritje e skepticizmit kundrejt unionit. Ndërkohë partia ekstremiste e djathtë „Partia Popullore Sllovakia Jonë“, e cila hyri me 8% të votave në parlament kërkon që të organizojë një referendum për shkëputjen nga BE. Mbledhja e firmave ka filluar ndërkohë.
Por presidencën e radhës nuk do ta errësojnë vetëm politika e brendshme sllovake, por edhe Brexit. „Kemi tre ose katër vjet që po përgatitemi për presidencën e radhës. Nuk mund ta përfytyronim se krahas krizës së refugjatëve, tani përballemi edhe me Brexit“, thekson ambasadori sllovak. Në shtator sllovakët duhet të organizojnë një samit të posaçëm të 27 vendeve anëtare pa Britaninë e Madhe këtë herë. Në këtë samit do të diskutohet për të ardhmen e unionit. Kryeministri sllovak, Robert Fico kërkon që BE të ndryshojë rrënjësisht. “Nuk mund të fiksohesh në një politikë ekonomike dhe emigracioni që refuzohet nga shumica e europianëve”, u shpreh ai në parlamentin sllovak.
Jon Lang, këshilltar i politikës në rrjetin e ekspertëve „Global Risks Insights“ nuk beson se sllovakët do të mund të ndajnë atë që është europiane nga ajo kombëtare. Me përvojën e pakët në presidencën e radhës, ata do të reagojnë më pak profesionalisht se holandezët që i dhanë fund presidencës më 30 qershor. Një plan i mirëmenduar reformash pas Brexit nuk do të jetë gati para marsit të vitit të ardhshëm, në 60-vjetorin e Marrëveshjeve të Romës, që vunë themelet e BE-së. Por atëherë këtë detyrë, jo edhe aq të preferuar, duhet ta menaxhojë Malta, si presidente e radhës. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë do të ndodhë tani pasi Ukraina mori pëlqimin e SHBA-së për sulme brenda Rusisë me armë amerikane?
Koreja e Veriut dërgon 600 balona të tjera me plehra në Korenë e Jugut
Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?
Trump i bashkohet rrjetit social që sa ishte presidenti donte ta ndalonte
Rusët ia huqin sërish – godasin pozicionet e tyre mbrojtëse duke menduar se janë të ukrainasve
Pas luftimeve të ashpra, e detyruan të dorëzohet, pastaj ukrainasit i ofrojnë cigare dhe ndihmë ushtarit rus – pamje që tregojnë ngjarjen nga vija e frontit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Mozzik dhe Lotina Haziri në një lidhje dashurie?
Si e ndryshoi historinë amerikane ylli i filmave për të rritur?
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura
Donald Trump filloi të thotë gënjeshtra - shumë televizione amerikane ndërprenë transmetimin e konferencës
Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United