LAJMI I FUNDIT:

Përplasje pozitë-opozitë për “sëmundjen gungore të lëkurës”

Përplasje pozitë-opozitë për “sëmundjen gungore të lëkurës”

Ljupço Nikolovski, anëtar i Këshillit Ekzekutiv të LSDM­ opozitare, ka dalë me akuza ndaj Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari për mungesën e organizimit me ballafaqimin me “sëmundjen gungore të lëkurës” dhe se i fsheh informatat për gjendjen nga institucionet ndërkombëtare, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai sot në një konferencë për shtyp, ka thënë se AUV në Organizatën Botërore për Mbrojtje Shëndetësore të Kafshëve për herë të fundit para dy muajsh ka dërguar raport për gjendjen me sëmundjen.

Sipas Nikolovskit, në raportet e dërguara nuk janë theksuar të gjitha rajonet në vend ku është konfirmuar sëmundja, ndërsa institucioni ndërkombëtar nuk ka marrë informata për disa rajone siç është Kamenica e Maqedonisë dhe Kratova.


I  menjëhershëm ka qenë përgënjeshtrimi i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave kundër pohimeve të paraqitura në konferencën për shtyp të LSDM nga ana e Ljupço Nikolovskit.

“LSDM dhe Ljupço Nikolovski vazhdojnë ta manipulojnë dhe ta shqetësojnë opinionin në tentim për të marrë pika të imta politike duke e shfrytëzuar brengën me të cilën ballafaqohen blegtorët, pa asnjë brengosje ndaj tyre”, shkruan në përgënjeshtrim.

Po ashtu ka reaguar edhe OBRM-PDUKM duke thënë se Ministria dhe Agjencia në kohë i kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe kanë mundur, siç theksojnë, në kohë ta pengojnë përhapjen e sëmundjes dhe të ndërhyjnë, gjë që është fakt i mjaftueshëm se Institucionet e Republikës së Maqedonisë funksionojnë në mënyrë profesionale dhe në favor të blegtorëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori