LAJMI I FUNDIT:

Kocijançiç: BE e shkurtoi ndihmën financiare për Maqedoninë sepse reformat nuk zbatohen

Kocijançiç: BE e shkurtoi ndihmën financiare për Maqedoninë sepse reformat nuk zbatohen
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2015-02-26 12:39:12Z | http://piczard.com | http://codecarvings.comۇ

Ambienti i përkeqësuar politik është njëra ndër arsyet përse Qeveria dhe administrata nuk kanë qenë në gjendje ose nuk kanë pasur vullnet ti përmbushin obligimet për reformë ose të shfaqin gatishmëri për ti planifikuar reformat e nevojshme dhe ti realizojnë fondet e BE, ka qenë përgjigja e zëdhënëses së Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç në pyetjen e Meta, përse Komisioni Evropian, Maqedonisë ia shkurtoi 27 milionë euro nga IPA fondet, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ajo ka vërtetuar se shkurtimi i ndihmës financiare do të jetë edhe më i madh se 27 milionë euro.

„Disa vitet e fundit, e sidomos vitin e kaluar, Komisioni Evropian disa herë e ka sqaruar brengën e deri te organet përgjegjëse lidhur me mungesën e gatishmërisë dhe pjekurisë në planifikimin e sektorëve kyç, si dhe mungesën e përkushtimit politik për realizimin e reformave sektoriale dhe të përgjithshme. Si rezultat i kësaj, Komisioni ishte i detyruar ta zvogëlojë ndihmën financiare të BE për vitin 2016, si dhe të vendos të mos vazhdojë edhe me një projekt tjetër“, ka shtuar Kocijançiç.


Zëdhënësja e Komisionit Evropian, po ashtu konsideron se shteti duhet të përqendrohet në masa të cilat do të sigurojnë qëndrueshmëri të investimeve të mëdha në infrastrukturë.

„Ka shumë mangësi në sektorin e transportit të cilët kanë penguar planifikimin dhe koordinimin e duhur në atë sektor“, ka përfunduar Kocijançiç.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

Lajme
Kalo në kategori