LAJMI I FUNDIT:

Fituesin e vendosin penaltitë (Video)

Fituesin e vendosin penaltitë (Video)

Kanë përfunduar me rezultat të barabartë (1-1) edhe vazhdimet e ndeshjes çerekfinale, ndërmjet Gjermanisë dhe Italisë, ashtu që fituesi do të vendoset nga penaltitë.

Die Mannschaft ishin padyshim skuadra më e mirë në 45 minutat e para, ndërsa zgjedhja e Joachim Loë që të luajë me tre mbrojtës u pa se ishte e duhura, pasi Kimmich dhe Hector i mbanin prapa De Sciglio dhe Florenzin.

Gomez dhe Muller i patën shanset më të mira për të shënuar duke e detyruar Buffonin që të angazhohej, ndërkohë që shansin më të mirë për Azzurrët në pjesën e parë e pati Sturaro, goditja e të cilit u devijua.


ozil-in

Gjermanët vazhduan me presionin në gjysmën e dytë dhe ia arritën të shënonin. Pas një aksioni të shpejtë të gjermanëve dhe një intervenimi jo të duhur të mbrojtjes azzurre, Mesut Ozil e futi topin në rrjet (65’).

Die Mannschaft patën një tjetër rast për të shënuar, por Buffon mbrojti goditjen e Gomez. Nga ana tjetër, Graziano Pelle pati një shans pas pasimit nga De Sciglio.

Një goditje të Chiellinit me kokë prapa, Boateng e ndali me dorë dhe arbitri akordoi penalti. Përgjegjësinë e mori Leonardo Bonucci dhe u tregua i saktë për ta barazuar rezultatin (78’).

bonucci

Deri në përfundim të kohës së rregullt nuk pati gola të tjerë, ashtu që ndeshja shkoi në vazhdime. As pas gjysmës së parë të vazhdimeve nuk u prek asnjëra prej rrjetave.

As pas gjysmës së dytë të vazhdimeve nuk shënoi asnjëra nga skuadrat dhe fituesi u desh të vendosej nga penaltitë. /Telegrafi/