LAJMI I FUNDIT:

Portugalia në gjysmëfinale pas penalltive (Video)

Portugalia në gjysmëfinale pas penalltive (Video)

Portugalia është gjysmëfinalisti i parë i evropianit të futbollit, Euro 2016.

Portugezët kanë mposhtur Poloninë pas ekzekutimit të penaltive (5:3) pasi që takimi në kohë të rregullt dhe pas vazhdimeve përfundoi 1:1.

Në gjysmëfinale, Portugalia do të takohet me fituesin e ditës së nesërme, ku do të takohen Uellsi dhe Belgjika.


Penalltitë

Ronaldo (Por) i saktë

Lewandowski (Pol) i saktë

Sanchez (Por) i saktë

Milik (Pol) i saktë

Moutinho (Por) i saktë

Glik (Pol) i saktë

Nani (Por) i saktë

Blaszczykowski (Pol) jo i saktë

Quaresma (Por) i saktë


Edhe pas vazhdimeve s’ka fitues
Edhe pas vazhdimeve dy herë prej 15 minuta nuk ka fitues.

Portugalia dhe Polonia do të duhet të ekzekutojnë penalltitë që të dihet emri i kombëtares që do të shkojë në gjysmëfinale të evropianit të futbollit, Euro 2016.

Portugalia dhe Polonia kanë barazuar
Portugalia dhe Polonia kanë barazuar në çerekfinale të evropianit të futbollit Euro 2016
Shikuesit në stadiumin Stade Velodrome kanë mundur të shohin dy gola gjatë gjithë 90 minutave, e cila gjë ka bërë që takimi të shkojë në kohën shtesë, ku edhe në këtë periudhë nëse nuk ka fitues, atëherë duhet të ekzekutohen penalltitë.

Ende pa nisur mirë ndeshja, Polonia ka gjetur rrugën e golit duke befasuar Portugalinë, raporton Telegrafi.

leee

Ishte futbollisti më i mirë i Polonisë, Robert Lewandowski, i cili shënoi pas një asistimi nga Kamil Grosicki. Goli erdhi në minutën e dytë të takimit.

Por, më pas portugezët nuk reshtën me sulme të njëpasnjëshme dhe si rezultat i kësaj, barazuan rezultatin brenda 45 minutshit të parë.

Ishte mesfushori i ri i talentuar, Renato Sanches, i cili shënoi një gol të bukur nga jashtë 16-metërshi.

Goli erdhi në minutën e 33-të të takimit pas një topi të asistuar nga futbollisti më i mirë i Portugalisë në këtë kampionat, Louis Nani.

reno

Megjithëse në pjesën e dytë e kërkuan rrugën e golit, te dyja ekipet respektive nuk arritën të realizonin gol dhe kështu, takimi përfundoi i barabartë, 0:0.

Dy raste që vlen të theksohet në pjesën e dytë i kishte Cristiano Ronaldo (56′, 80′), i cili nuk u tregua i saktë para portës së portierit polak, Lcas Fabianski.

Tani për të gjetur emrin e kombëtares gjysmëfinaliste do të duhet të zhvillohet koha shtesë, përkatësisht do të duhet zhvillohen dy herë nga 15 minuta për të përcaktuar fituesin, në rast të kundërt, penalltitë mbeten opsion i fundit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo ka treguar se ku është ndjerë më bukur gjatë karrierës së tij dhe ka paralajmëruar një rikthim të mundshëm

Ronaldo ka treguar se ku është ndjerë më bukur gjatë karrierës së tij dhe ka paralajmëruar një rikthim të mundshëm

La Liga

"Mercenar, mashtrues" - tifozët e Real Valladolidit nuk ia falin Ronaldos veprimin që ka bërë ndaj klubit të tyre

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Man United kalon tutje në Ligën e Evropës - mëson emrat e kundërshtarëve të mundshëm

Man United kalon tutje në Ligën e Evropës - mëson emrat e kundërshtarëve të mundshëm

Liga e Evropës
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr

Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr

Ligat tjera
Como ishte gati të bënte befasinë në Serie A, bëri ofertë të madhe për Theo Hernandez

Como ishte gati të bënte befasinë në Serie A, bëri ofertë të madhe për Theo Hernandez

Serie A
Kalo në kategori