LAJMI I FUNDIT:

A është Ilhami Bali, truri i atentatit në Stamboll? Ja bisedat e kreut të ISIS-it në Turqi! (Video)

A është Ilhami Bali, truri i atentatit në Stamboll? Ja bisedat e kreut të ISIS-it në Turqi! (Video)

Të paktën 41 persona humbën jetën dhe 239 të tjerë u plagosën në sulmin e përgjakshëm të mbrëmjes së djeshme ku tre persona hodhën veten në erë në aeroportin Ataturk të Stambollit, në Turqi.

Përveç viktimave, frikës dhe terrorit, sulmi la pas shumë pikëpyetje pasi deri më tani asnjë organizatë terroriste nuk e ka marrë atë përsipër.


Nisur nga ky fakt policia turke po punon fort për të zbuluar mbështetësit e këtij sulmi.

Dyshimet më të mëdha të çojnë tek ISIS, ndërsa truri i atentatit mund të jetë Ilhami Bali, i konsideruar si kreu i degës së ISIS në Turqi.

Bali akuzohet se fshihet dhe pas disa sulmeve të tjera terroriste në Turqi, ku më i fundit është ai i janarit në Stamboll.

Xhihadisti që lufton me emrin Ebu Bekir është i përfshirë në listën e terroristëve dhe njihet për lidhje të forta.

Sot mediat turke kanë publikuar bisedat e tij me një person të panjohur ku ndër të tjera Bali i kërkon atij llogari për personat që kapen në kufi nga autoritetet turke, përcjell Balkanweb.

Këto biseda lënë të kuptohet se Bali ishte personi përgjegjës për futjen e njerëzve të ISIS brenda territorit turk.

Bëhet e ditur se mijëra luftëtarë dhe familjarët e tyre kalojnë kufirin turk nga Siria.

Për shembull disa dokumente tregojnë se koordinatori me të cilin bisedon Bali ka ndihmuar 1.400 njerëz të kalojnë kufirin turk nga 22 shtatori në 17 tetor të vitit të kaluar.

Në një prej bisedave telefonike, Ilhami Bali pyeti bashkëbiseduesin e tij të panjohur për numrin e saktë të personave që ai ka ndihmuar të kalojnë kufirin.

Një tjetër bisedë mes dy subjekteve zbulon se Bali ishte shumë i pakënaqur me punën e njeriut pasi ai nuk arriti të ndihmonte disa operativë të ISIS të kalonin kufirin.

“A jeni ju që merrni me njerëzit tanë. A jeni ju personi përgjegjës për ata që u arrestuan? Mos më gënjeni mua! Tetëmbëdhjetë njerëz kaluan kufirin natën e fundit. Pesëmbëdhjetë prej tyre u arrestuan, pse nuk u përpoqët t’i ndihmoni ata”.

“Më dëgjo, të kam paralajmëruar po humbas durimin me ty. Nëse dëgjoj që nuk përpiqesh të ndihmosh djemtë tanë që të kalojnë kufirin, do të hyj në shtëpi dhe do të qëlloj në kokë. Do t’i hedh trutë në erë, kur të jesh në gjumë”.

Ndërsa në një tjetër bisedë të transkriptuar Bali e pyet koordinatorin e tyre: “Një vëlla, dy motra dhe një fëmijë u arrestuan, ndërsa ata u përpoqën për të kaluar në Kilis. Si mund të ndodhë kjo?’

Në trend Botë

Më shumë
Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Azia
Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Turqia
Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Evropa
Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Amerika
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Azia
Kalo në kategori