LAJMI I FUNDIT:

Përballja me Italinë, për spanjollët si finale

Përballja me Italinë, për spanjollët si finale

Te Spanja duket se është harruar humbja me Kroacinë dhe të gjithë janë të fokusuar të ndeshja e së hënës ndaj Italisë.

Mbrojtësi Juanfran deklaroi se kjo përballje është si një finale për “La Roja” dhe se të gjithë lojtarët duhet të bëjnë lojën më të mirë për të kaluar.

“Për ne ndeshja kundër Italisë është një finale, sepse ne e dimë se humbja të çon në shtëpi, kjo vlen edhe për ata. Ne duam të shfaqim versionin tonë më të mirë më pas do të shohim se cila prej skuadrave do të kualifikohet. Besoj se edhe ekipet e tjera si Franca e Gjermania do t’i kenë të vështira ndeshjet e tyre”, tha ai.


Mbrojtësi i Atletico Madrid pranoi gjithashtu se besimi i tepruar ishte shkaku që Spanja e humbi sfidën me Kroacinë në ndeshjen e fundit të Grupit D, që ishte disfata e parë e kësaj skuadre në Evropianë që nga viti 2004.

“Besuam më shumë se ç’duhet te fakti se gjërat po shkonin në rrugën e duhur dhe se bilanci ishte në anën tonë. Ne duhet të korrigjojmë këtë problem ndaj Italisë, jam i sigurt se do t’ia dalim”, tha Juanfran, raporton tch.

Spanja edhe në të kaluarën ka ditur të kthejë situatën në favor pas një disfate, si në Botërorin 2010 kur humbi ndaj Zvicrës, për të fituar trofeun për herë të parë në historinë e saj.

Në trend Sport

Më shumë
Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Ndërkombëtare
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Serie A
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Kalo në kategori