LAJMI I FUNDIT:

Roma refuzon Chelsean për Nainggolanin

Roma refuzon Chelsean për Nainggolanin

Klubi italian dhe Chelsea kanë mbyllur pa sukses bisedimet për mesfushorin belg, Radja Nainngolan.

Mesfushori belg qenë njëri nga lojtarët kyç për skuadrën e Romës në dy sezonet e fundit për këtë arsye ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve angleze.

Megjithatë, interesimin e fortë të Chelseat për blerjen e Nainngolanit, Roma e ka refuzuar, pasi nuk dëshiron t’i zemëroj tifozët e saj me largimin e dy yjeve nga skuadra.


Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Mbarimin e negociatave pa sukses e ka konfirmuar edhe vetë futbollisti me një deklaratë të dhënë.

“Nuk dua të flas për këtë gjë, vetëm mund t’ju them se bisedimet kanë mbaruar. tha belgu. Liga Premier është një ligë shumë garuese, por unë preferoj Serien A pasi jam i lumtur këtu”, ka deklaruar Nainggolan. /Telegrafi/