LAJMI I FUNDIT:

Rafiz Aliti: Ivanovi nuk di se çfarë flet

Rafiz Aliti: Ivanovi nuk di se çfarë flet

Deputeti i BDI, Rafiz Aliti në emisionin “10 minuta” në TV21, lidhur me fjalimin e djeshëm të presidentit Ivanov ka thënë se ai nuk di se çka flet, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai po ashtu është shprehur që nëse Ivanov nuk mund ti bëjë mirë këtij vendi, së paku le të mos e dëmton atë akoma më shumë. Aliti ka deklaruar që BDI ka qenë e vetëdijshme se nuk do ti kenë votat për nismën e mocionit për votëbesim të Ivanov në Parlament, por ai ka shpresuar se atë nismë do ta përkrahe edhe OBRM-PDUKM.

“Puna më e mirë e tij do të ishte që ai të jep dorëheqje. Të lirojë rrugën që në Maqedoni të zgjidhet një president i cili do ti përfaqëson interesat e të gjithë qytetarëve”, ka thënë Aliti.


“Gjorgje Ivanovi ka prishur imazhin edhe ashtu të brishtë të RM, nëpër qendrat botërore, në botën demokratike, ai i suspendoi gjykatat në Republikën e Maqedonisë, ai e suspendoi Prokurorinë speciale publike me vendimin e tij.  Ai i dëmtoi të gjithë ata politikanë që janë marrë me politike, por edhe të gjithë gjeneratat e ardhshme të Maqedonisë”, ka theksuar deputeti i BDI, Rafiz Aliti./Telegrafi/