Anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, përfaqësuesit e katër partive politike, përfaqësues të sektorit civil dhe ekspertët e pavarur në KShZ kanë rënë dakord që ti rikthehen shqyrtimit të listës së votuesve, në veçanti votuesve të dyfishtë për të cilët u ngrit debat në opinion dhe u bënë shkak që opozita të mos pranojë listën e votuesve dhe mbajtjen e zgjedhjeve, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Pas takimit, kryesuesi i grupit për pastrimin e listës, Atanas Urumov, njëherësh anëtar i KShZ nga radhët e ekspertëve të pavarur, u shpreh optimist se kësaj radhe përfundimisht do të gjejnë rrugën për pastrimin e listës dhe për kthimin e besimit tek lista e votuesve.
“Çdo vërejtje për listën e votuesve do të shqyrtohet seriozisht. Do t’i qasemi me seriozitetin më të madh vërejtjeve, tani do të personalizohen dhe do të shihet saktë se për cilët persona ka dilema, në përputhje me raportin tonë që është përpiluar mbi bazën e metodologjisë së definuar paraprakisht”, ka thënë Urumov.
Të kënaqur nga ky takim dolën edhe përfaqësuesit e LSDM-së opozitare të cilët thanë se shumica përfundimisht pranoi t’i kthehet metodologjisë së akorduar që në fillim. Damjan Mançevski ftoi anëtarët e KShZ që të respektojnë ligjin dhe jo vullnetin e partive.
“Në takimin e sotëm të grupit punues ramë dakord që për disa çështje KShZ përfundimisht të gjejë forcën dhe të respektojë ligjin, domethënë deri në fund të vërtetohen të gjithë ata njerëz që përmes ligjit dhe vetëm përmes ligjit nuk do të duhet të jenë në listën votuese dhe vetëm përmes ligjit të jenë në listën e veçantë të votuesve”, deklaroi Mançevski.
Ndërkaq anëtari i KShZ nga radhët e BDI, Subhi Jakupi ka konstatuar se po kthehet besueshmëria në listën zgjedhore
Aleksandar Çiçakovski, kryetari i KShZ ka qenë i mendimit se së pari duhet të negociohet për atë se çfarë do të ndodhë me këta 71,000 votues për të cilët kontrolli i kryqëzimit tregoi se ata nuk janë në asnjë bazë të dhënash.
“Ata nuk janë të regjistruar si kanë përdorur ndonjëherë shërbimin shëndetësor, kujdesin social, nuk kanë transferime parash nëpërmjet llogarisë bankare e as nuk janë regjistruar në sistemin e pensioneve. Ata janë 71.000 njerëz që janë nga diaspora, të moshuar që nuk janë të përfshira në kujdesin social dhe shëndetësor, por mund të gjenden edhe personat që e drejta e votës është e diskutueshme”, ka thënë Çiçakovski./Telegegrafi/
Poashtu lexo: https://telegrafi.com/ne-kshz-diskutohet-per-listen-zgjedhore/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Snopçe: Nuk kam pritur që opozita të më kuptojë, nuk jemi në të njejtin nivel
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro – arrestohet një i dyshuar
Për shkak të mjegullës, ulje e dukshmërisë në rrugën Tetovë-Gajre dhe Kulla-Katllanovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025