LAJMI I FUNDIT:

Filmohet nga afër, Lamborghini i rrallë Canto Zagato (Video)

Filmohet nga afër, Lamborghini i rrallë Canto Zagato (Video)

Në Bolonjë të Italisë është shfaqur modeli i rrallë Canto Zagato.

Nuk bëhen të ditura detajet e kësaj super-makine, që është ekspozuar për publikun, në Lamborghini Museum që ndodhet në qendër të qytetit.

E tëra që dihet është se ky Lamborghini P147 është ndër pak vetura që janë prodhuar nga kompania.


Entuziastët e makinave, kanë mundësi ta shohin nga afër këtë veturë, por jo edhe pjesën e brendshme.

Në videon e hedhur në YouTube, shihet modeli ngjyrë portokalli mbyllët, me prerjet e theksuara si dhe pjesët e fryra në mënyrë unike. /Telegrafi/