Nijazi Muhamedi: Shqiptarët shikues të rëndomtë, nuk janë faktor dinamik në zgjidhjen e krizës
Sonte në emisionin “Studio e hapur” e TVNova ku temë debati ishte kriza politike në Maqedoni, kanë diskutuar analistët Aleksandar Panov dhe Nijazi Memedi, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Analisti Nijazi Muhamedi ka ndarë konstatimin se gabimi i palës shqiptare është se nuk është faktor dinamik në krizë.
„Ka disa situata të cilët bien në sferën e vlerave të përbashkëta demokratike, ata nuk janë as vlera maqedonase as vlera shqiptare”, ka thënë ai i pyetur për pjesëmarrjen e shqiptarëve në zgjedhjen e krizës politike.
„Por këtu janë ngatërruar shumë gjëra. Njëri dëshiron që shqiptarët të jenë në anën e njërës parti, për shembull të LSDM, të tjerët për anën tjetër që është në pushtet dhe këtu gabimi te partitë shqiptare është i thellë për sa i përket kësaj krize sepse ata nuk janë faktor dinamik në zgjidhjen e saj, por janë shikues të rëndomtë dhe presin kush do të fitojë“, është shprehur Muhamedi.
Ai më tej ka shtuar se në Maqedoni ka krizë të sistemit partiak dhe demokracia në Maqedoni është në krizë.
„Kur bëhet fjalë për vlerat e përgjithshme të demokracisë ose demokracisë si institucion, tek ne ka degradim të demokracisë si institucion. Tek ne në Maqedoni ka krizë të sistemit partiak”, ka thënë Muhamedi.
Analisti Aleksandar Panov ka deklaruar se më e rëndësishme për sa i përket mediave është mundësia që të gjithë palët të kenë mundësi ta thonë qëndrimin e tyre.
„Themelore është që ai që ka qëndrim më ndryshe se unë apo unë që kam qëndrim ndryshe nga tjetri të kemi mundësi ta shprehim këtë qëndrim dhe populli, njerëzit ti dëgjojnë këto qëndrime. Nuk ka liri ma të madhe se kjo, pa këtë mundësi e gjithë ajo lidhur me atë ligj për mediat bie në ujë“, ka thënë Pandov.
I pyetur për LQMM, ai ka thënë se edhe pse LQMM i takon spektrit të djathtë, prapëseprapë partia në pushtet nuk ka asnjë përgjegjësi ndaj kësaj lëvizje qytetare.
„Partia OBRM-PDUKM nuk ka asnjë përgjegjësi ndaj LQMM. Unë përgjigjem për qëndrimet e mia. Nuk përgjigjet as partia, as Gruevski, ka thënë ai./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë