LAJMI I FUNDIT:

Aksident i rëndë në Serbi: Autobusi me turistë sllovakë del nga rruga, pesë të vdekur

Aksident i rëndë në Serbi: Autobusi me turistë sllovakë del nga rruga, pesë të vdekur

Pesë sllovakë kanë mbetur të vdekur dhe 26 të tjerë janë lënduar rëndë në një aksident të rëndë në autostradën Beograd-Nish të martën herët.

Aksidenti, siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, kishte ndodhur kur autobusi me të cilin sllovakët po ktheheshin nga një pushim kishte dalë jashtë rrugës, sipas Ministrisë së Brendshme të Serbisë.

Ekipet mjekësore emergjente nga Nishi dhe Aleksinac thuhet tiu kenë dalë në ndihmë të lënduarve, ndërsa pesë viktimat thuhet se janë bllokuar nën autobusin e përmbysur.


Në autobusin sllovak ishin dy shoferët dhe 29 pasagjerë, duke përfshirë çifte kryesisht të moshuarish, ndërsa udhëtari më i ri ishte një 15 vjeç i cili ishte shtrirë në Qendrën Klinike të Nishit. /Telegrafi/