LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo ndalon sigurimin, bën selfie me tifozin që hyri në fushë (Video)

Ronaldo ndalon sigurimin, bën selfie me tifozin që hyri në fushë (Video)

Cristiano Ronaldo e ka vërtetuar edhe një herë sa person i madh është, kur në një prej netëve më të këqija në karrierën e tij, pranoi një tifoz që hyri në fushë ilegalisht, e ndaloi sigurimin që ta nxjerrë jasht dhe ia plotësoi të bënte ‘selfie’.

Ronaldo ka pasur një prej netëve më të këqija në ndeshjen e Portugalisë ndaj Austrisë, teksa ai edhe huqi penaltinë në këtë takim.

Ronaldo pas ndeshjes u konfontua me një tifoz i cili kërkoi të bënte një selfie, shkruan Telegrafi.

Menjëherë sigurimi u afrua për ta larguar tifozin nga fusha, por Ronaldo nuk e lejoi një gjë të tillë dhe pranoi të bënte fotografinë me tifozin në fjalë.


Edhe pse i nervozuar, Ronaldo kështu bëri një gjest mjaft të madh që dëshmon personalitetin e tij finok. /Telegrafi/