Trajneri gjerman, Joachim Low, ka lavdëruar mbrojtjen e kombëtares shqiptare në futboll kur ka komentuar në lidhje me skuadrat e vogla që kanë mbërritur në këtë fazë të Evropianit.
Duke folur për formatin e ri të Evropianit, ku tani janë kualifikuar 24 ekipe, për dallim nga 16 sa kualifikoheshin më parë, Low ka thënë se me këtë rast patën mundësi edhe disa skuadra të vogla, si Shqipëria e Islanda, të tregojnë fuqitë e tyre.
Por ai thotë se formati i mëhershëm me 16 ekipe ka qenë ideal.
“Formati me 16 ekipe ishte ideal. Që nga dita e parë zhvilloheshin ndeshje të mëdha”, ka thënë Low para gazetarëve, raporton Reuters.
Inkuadrimi i më shumë skuadrave ka bërë të mundur që disa më të vogla, më pak të fuqishme në futboll, si Islanda e Shqipëria, të kualifikohen, duke u armatosur me mbrojtje të dendur.
Pas 21 ndeshjeve, vetëm një skuadër, Spanja, ia ka dalë që të shënojë tre gola në një ndeshje.
“Janë skuadra që luajnë jashtëzakonisht shumë në mbrojtje. Por e bëjnë këtë punë mirë. Kombet më të vogla, si Shqipëria apo Walesi, janë të trajnuara shumë mirë për sa i përket mbrojtjes. Ata e shohin mundësinë në këtë pikë, dhe për këtë arsye deri më tani kemi pasur vetëm nga dy gola në ndeshje, deri në fitoren e djeshme të Spanjës kundër Turqisë (3-0)”, ka thënë ai, transmeton Koha.net.
Low pati kritika edhe për rrethin e radhës të kualifikimeve, rrethin e 16-ë.
“Skuadra me vetëm një pikë nga dy ndeshje kanë mundësi të shkojnë në Rrethin e 16-ë. Kjo nuk është e drejtë, por ja se kështu është. Na duhet vetëm të pajtohemi dhe të shfrytëzojmë kohën për t’u përgatitur për çdo kundërshtar”, ka potencuar ai.
Gjermania, e cila synon titullin e katërt Evropian, janë në krye të Grupit C me katër pikë, aq sa ka edhe Polonia. Të martën ata ndeshen me Irlandën dhe do të kalojnë në rrethin tjetër vetëm me fitore apo barazim.
Shqipëria, ndërkaq, deri më tani ka zhvilluar dy ndeshje, atë me Zvicrën që pësoi me rezultat 1 me 0, dhe me Francën, me të cilën pësoi dy gola të shpejtë në fund të takimit, dhe radhitet e fundit në tabelë me 0 pikë. Nesër zhvillon ndeshjen e radhës dhe të fundit kundër Rumanisë, dhe vetëm një rezultat tejet pozitiv, që do të thotë me shumë gola, mund ta çojë kombëtaren shqiptare në rrethin e radhës të Euro 2016.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMan United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’
Bëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Nuk po gjen hapësira në formacion, ylli i Real Madridit mund të kalojë në janar tek rivalët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj