LAJMI I FUNDIT:

Miliona euro premia në ndeshjen Shqipëri-Rumani

Miliona euro premia në ndeshjen Shqipëri-Rumani

Mediet vendase raportojnë se Federate Rumune e Futbollit ka vendosur t’i motivojë futbollistët e saj me anë të premive të majme për ndeshjen me Shqipërinë.

Hiç më pak se 1.5 milionë euro do të përfitojnë futbollistët rumun në rast se mposhtin Shqipërinë dhe arrijnë të kalojnë në fazën tjetër të Euro 2016.

Kjo shifër është sa gjysma e shumës totale që UEFA shpërndan për çdo skuadër që renditet mes 16 më të mirave të Kampionatit Evropian.


Nuk është hera e parë që Federata Rumune e futbollit ndjek një praktikë të tillë, pasi futbollistët rumun përfituan nga 60 mijë deri në 200 mijë euro pas arritjes së kualifikimit në këtë Evropian, ku përfunduan grupin F pa pësuar humbje.

Në fakt Rumanisë mund të mos i mjaftojë një fitore minimale ndaj kuqezinjve, ndaj premia e vendosur nga Federata do të jetë vetëm një motiv më shumë për të shënuar një sukses me diferencë më shumë se një gol. /Telegrafi/