LAJMI I FUNDIT:

Valencia refuzon ofertën marramendëse të Chelseat

Valencia refuzon ofertën marramendëse të Chelseat

Skuadra spanjolle ka refuzuar një ofertë të majme nga Chelsea për Andre Gomes.

Mesfushori me dhunti të shumta i akademisë së Benficas, i cili shënoi tre herë dhe asistoi tre herë për Valencian sezonin e kaluar, aktualisht ka një kontratë afatgjate për të qëndruar në Mestalla, por pritet të largohet për një klub më të madh këtë verë.

Megjithatë, ofertat shumë milionëshe nuk po i bëjnë shumë përshtypje skuadrës spanjolle, e cila ka refuzuar një të Chelseat gjatë ditës.


Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Sipas Sky Sport, Chelsea trokiti në dyert e Valencias me një ofertë plot 40 milionë euro, por që u refuzuar menjëherë nga skuadra spanjolle, pasi për shërbimet e tij kërkojnë së paku 60 milionë.

Barcelona, Juventus dhe Manchester City janë gjithashtu në betejën për të nënshkruar 22-vjeçarin portugez. /Telegrafi/