Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në një lidhje direkte në “Proçes Euro 2016” në Top Channel, ka folur për humbjen e Kombëtares nga Franca dhe zëvendësimet që bëri De Biasi.
Ai është shprehur se zëvendësimet ishin të detyruara dhe jo teknike, siç ishte raportuar nga medie të ndryshme pas ndeshjes.
“Franca bëri zëvendësime 250 milionë euroshe, pra ata tre lojtarë që u futën kushtojnë aq. Në ekipit tonë nuk ka diferenca të mëdha mes atyre që janë në fushë dhe atyre jashtë fushe. Ajo që na solli këtu është kolektiviteti, kështu që përveç freskisë nuk mund të bënin ndonjë gjë tjetër. Pastaj ne bëmë zëvendësime të detyruara, Veseli për Ajetin dhe Xhaka për Kukelin u bënë për arsye dëmtimesh”, deklaroi Duka.
De Biasi festoi 60-vjetorin në Perros-Guirec dhe Duka tregoi detaje nga festa në hotelin ku është akomoduar kombëtarja.
“Kemi bërë një festë familjare me futbollistë, stafin e zyrtarë të Federatës që janë në hotel. Kemi bërë një tortë me simbolin shqiptar, shqiponjën, dhe kemi kënduar këngën e zakonshme dhe i kemi uruar gjitha të mirat. Çunat i thanë trajnerit që donim t’i bënin dhuratë rezultatin e ndeshjes, por këtë nuk e arritëm dot dhe urojmë që të kemi kënaqur me lojën, por të bëjmë një dhuratë në ndeshjen ndaj Rumanisë”, tregoi Duka.
Kombëtarja shqiptare ende nuk ka arritur fitoren e parë në Europian, por Duka flet për një tjetër fitore të madhe të shqiptarëve në Francë.
“Besoj se paraqitja e ekipit dhe gjithçka shqiptare në Francë është për t’u krenuar. Kemi treguar që dimë të luajmë futboll, i kemi treguar me tifozët ne Lens dhe Marsejë se e duam futbollin dhe i gjithë shtypi botëror për të gjithë pjesënshqiptare flet me superlativa dhe unë e konsideroj si një fitore”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës
Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur
Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri
Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City