LAJMI I FUNDIT:

Conte lëndohet nga festimi i golit (Video)

Conte lëndohet nga festimi i golit (Video)

Trajneri i Italisë është lënduar në hundë gjatë festimit të golit në ndeshjen ndaj Belgjikës.

Ish-trajneri i Juventusit njihet për impusivitetin e tij dhe këtë e ka treguar edhe njëherë në momentin e festimit të golit të shënuar nga futbollisti i tij i preferuar, Emanuele Giaccherini në ndeshjen ndaj Belgjikës.


Trajneri i të kaltërve ka përfunduar i gjakosur pas festës së çmendur me lojtarët e tij pas golit, duke pësuar një çarje të vogël në zonën mes hundës dhe gojës.

Megjithatë, festimi i Contes mund të cilësohet legjitim duke pasur parasysh që bën pjesën në një grup shumë të vështirë, ndërsa ndaj Belgjikës italianët ishin vlerësuar si më pak favoritë për ta fituar këtë ndeshje.

Goli i Giaccherini është duke e mbajtur Italinë ende në epërsi. /Telegrafi/