LAJMI I FUNDIT:

Clinton: Masakra e Orlandos një akt i dënueshëm

Clinton: Masakra e Orlandos një akt i dënueshëm

Një amerikan i dyshuar për lidhje me xhihadistët i cili ishte bërë objekt i hetimeve të FBI-së, ka kryer një ditë më parë masakrën më të egër në historinë e SHBA-së, me së paku 50 të vdekur në një klub nate gay në Florida.

Agresori i qytetit të Orlandos, i cili u vra nga policia u identifikua nga FBI-ja me emrin Omar Seddique Mateen, një shtetas amerikan me origjinë afgane, 29 vjeç.

Policia federale po heton për “terrorizëm”, me dyshimin për përkrahje të grupit të Shtetit Islamik në një telefonatë të kryer në shërbimin e urgjencës 911 disa minuta para masakrës.


Një prej të mbijetuarve të sulmit më të egër “terrorist” më 11 shtator në vitin 2001 në SHBA, tregoi për shtypin përjetimin e skenave të kaosit dhe horrorit.

Kandidatja demokratja Hillary Clinton dënoi këtë akt tragjik, ndërsa ka shtyrë një takim elektoral parashikuar për ditën e nesërme me presidentin aktual Barack Obama.