LAJMI I FUNDIT:

Treni “ekologjik” i Gërmisë, në garazhin e trafikut urban (Video)

Treni “ekologjik” i Gërmisë, në garazhin e trafikut urban (Video)

Dy vite më parë, në Parkun e Gërmis u vendos treni i quajtur ekologjik, për të parë se sa mund të funksiononte nëse veturave do t’u ndalohej hyrja, raporton 038 i KTV-së.

Por, që nga ajo kohë, ai tren nuk u pa më aty, pasi përfundoi në garazhin e trafikut urban.


Vizitorët thonë se treni nuk ishte ekologjik dhe Komuna e Prishtinës nuk po bën asgjë për të ruajtur ndotjen e ambientit.

Tash e disa javë ka filluar të zëvendësohet laura e vjetër me një të re, e cila do të regjistrojë çdo veturë që hyn në këtë park. Kjo, sipas vizitorëve, është një zgjidhje e mirë për mos keqpërdorime, por ndalimi i veturave do të ishte zgjidhje më e mirë.

Ata të cilët përfituan më se shumti me këto ndryshime janë taksistët, të cilët gjithmonë ankoheshin që detyroheshin të paguanin një euro për të hyrë në park.

Drejtori i ri shërbimeve publike, Gent Begolli, thotë se këto ndryshime po bëhen për t’ju ikur keqpërdorimeve.

Komunarët patën premtuar se do të shtrenjtojnë çmimin për vetura, që vizitorët të udhëtojnë me tren. Por, as kjo nuk ka ndodhur. Sipas Begollit, nuk është vendosur ende a do të shtrenjtohet çmimi pas këtyre ndryshimeve në Parkun e Gërmisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Politikë
Kalo në kategori