LAJMI I FUNDIT:

Kujtesë: Brahim Mehmetaj – Bimi rrëfen momentet kur UÇK hyri në Prishtinë (Video)

Kujtesë: Brahim Mehmetaj – Bimi rrëfen momentet kur UÇK hyri në Prishtinë (Video)

Para 17 vjetëve, me 11 qershor, pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare hynë në kryeqytetin e Kosovës.

Në disa lagje të Prishtinës, kryesisht në periferi më 11 qershor të 1999, u ngrit edhe flamuri kombëtar.

Të parët që hynë në Prishtinë ishin pjesëtarët e njësisë guerile.


Disa nga ta rrëfyen për Klan Kosova se si u bë krejt kjo punë.

“Njësitet guerile BIA (Bahri-Ilir-Agron) që operonin jashtë Prishtinës, futen në qytet. Me 11 qershor, kur futen rusët, njësitet tona kanë ngritur në dy lagje dy flamuj kombëtar”, thotë për Klan Kosova, ish-komandanti i UÇK-së, Brahim Mehmetaj – Bimi.

Në vazhdim mund ta shihni edhe një moment prekës kur trupat e NATO-s futen në Velani të Prishtinës, më 12 qershor 1999. Në atë xhirim shihet tashmë i ndjeri Idriz Mehmetaj – babai i Komandant Bimit – duke e ngritur flamurin kombëtar shqiptar. Videon mund ta shihni: KËTU.