LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, rriten vdekjet e shkaktuara nga dhuna

Maqedoni, rriten vdekjet e shkaktuara nga dhuna
Foto: Ilustrim

Shënon rritje vdekja e shkaktuar nga dhuna në Maqedoni, kështu flasin të dhënat më të reja të Entit Shtetëror për Statistikë. Në vitin 2015 ka pasur 4,2% më shumë raste të vdekjes nga dhuna krahasuar me një vit më parë dhe ky numër arrin në 513. Sociologët shprehen se jeta dinamike në të cilën jetojmë dhe pamundësia e një pjese e qytetarëve për t’u socializuar në këtë shoqërirezulton me veprime vetëvrasëse dhe vrasëse, njofton Alsat M.

Madje 31 e rasteve të vdekjes nga dhuna janë regjistruar te fëmijët nën moshën 14 vjeçe. Psikologët të cilët punojnë në ambasadën e fëmijëve “Megjashi” shprehen se prindërit në të shumtën e rasteve vendosin të ngrenë dorë mbifëmijën e tyre për të tentuar që t’i shpëtojnë nga realiteti i hidhur, por edhe për shkak të çrregullimeve psikike.

Maqedonisë varfëria ende është pengesa më e madhe për realizimin e të drejtave të fëmijëve, prandaj prindi në këtë mënyrë tenton ta shpëtoj fëmijën e vet nga gjendja reale ose e paramenduar e hidhur që i pret më tutje”, tha Angela Manevska, ambasada e fëmijëve “Megjashi”.


Sipas strukturës, madje 72,1% e të vdekurve nga dhuna në Maqedoni janë burra. Ekspertët këshillojnë që në rast se vërehen çrregullime psikike te një person i caktuar, të sigurohet me kohë trajtimi përkatës me qëllim që të evitohen pasojat fatale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rezultati i LDK-së në zgjedhje, kërkohet llogaridhënie nga Abdixhiku

Rezultati i LDK-së në zgjedhje, kërkohet llogaridhënie nga Abdixhiku

Lajme
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Kronika e Zezë
Arrestohet 38 vjeçari në Milot për vjedhje - policia në telefonin e tij zbuloi se kishte kryer marrëdhënie me një 13 vjeçare

Arrestohet 38 vjeçari në Milot për vjedhje - policia në telefonin e tij zbuloi se kishte kryer marrëdhënie me një 13 vjeçare

Lajme
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë

Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë

Lajme
Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura

Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura

Lajme
Gjendet i vdekur në veturën e tij një person në Gjilan

Gjendet i vdekur në veturën e tij një person në Gjilan

Kronika e Zezë
Kalo në kategori