LAJMI I FUNDIT:

Schulz: Mbetet perspektiva evropiane e Maqedonisë

Schulz: Mbetet perspektiva evropiane e Maqedonisë

Perspektiva evropiane mbetet si premtim i nevojshëm për stabilizimin e Maqedonisë nga brenda, ka porositur kryetari i Parlamentit Evropian Martin Schulz në konferencën e përbashkët me presidentin bullgar, Rosen Plevneliev, duke iu përgjigjur pyetjes së korrespondentit të AIM në Strasburg, nëse është rrezikuar perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Perspektiva evropiane është e domosdoshme për vendet e Ballkanit. Kjo është arsyeja për të cilën Parlamenti Evropian  gjithmonë e nënvizon se ata perspektiva duhet të rruhen dhe të mos ndërpriten, ka thënë Schulz.

Sipas tij ekzistojnë shumë probleme në rajon.


“Megjithatë, të veçohen këto vende nga perspektiva për bashkëngjitje në këtë hapësirë të sigurisë, qëndrueshmërisë dhe zhvillimit ekonomik do të jetë gabim serioz. Madje edhe në vendit tuaj, perspektiva evropiane mbetet si një premtim i nevojshëm që vendi të stabilizohet nga brenda edhe pse keni probleme serioze dhe të konsiderueshme, të cilët edhe kolegët tanë nga Parlamenti Evropian nuk arritën të ndihmojnë të zgjidhen, ka shtuar ai.

Nevojitet ta ruajmë bashkëpunimin midis Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, ka theksuar ai.

Schulz, gjatë adresimit të tij për dallim nga Plevneliev nuk e ka emëruar vendin tonë as sipas emrit e as sipas akronimit për t’iu shmangur reagimeve të përfaqësuesve grek në Parlamentin Evropian.