LAJMI I FUNDIT:

AAK e Nisma: Pas zgjedhjeve do të shkojmë në “ankandin” e Glaukut, si fitues

AAK e Nisma: Pas zgjedhjeve do të shkojmë në “ankandin” e Glaukut, si fitues

Mospajtimet në mes tri partive opozitare, Vetëvendosjes, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën po vazhdojnë të thellohen edhe më shumë, edhe përkundër faktit se dikur funksiononin si “trio”.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Glauk Konjufca, ka thënë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe “Nisma për Kosovën” e kanë vendosur veten në ankand dhe, siç thotë ai, do të bëjnë koalicion me ata që japin më shumë.

Sipas tij, ata më nuk kanë vija të kuqe për koalicione dhe se gjithqysh do të jenë në pushtet në mandatin e ardhshëm.


“Vetëvendosje gjithmonë ka qenë për bashkëpunim opozitar. Mirëpo AAK-ja dhe Nisma e kanë zgjedhur rrugën që ta shkatërrojnë këtë bashkëpunim opozitar duke e krijuar një bllok politik që është i barabartë i larguar prej Vetëvendosjes dhe PDK-së e LDK-së. Pra ata mbajnë distancë të barabartë nga VV-ja, sikurse ndaj PDK-LDK-së. Pra nuk kanë kurrfarë preferencash politike për një bashkëqeverisje të ardhshme. Të gjithë janë të pranueshëm për ta, ata vetëm e kanë vendosur vetën në ankand, se kush do të paguaj me shumë. Ata nuk kanë vija të kuqe me askënd, dhe mendoj që pozicionimi i tyre politik është që ose me Vetëvendosjen, ose me PDK-në, ata në pushtet do të jenë gjithqysh mandatin e ardhshëm”, kishte deklaruar Konjufca në një intervistë për Zërin.

Sa i përket këtyre deklaratave, Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka thënë për Telegrafin se deklaratat e tilla janë të pavenda dhe të paanalizuara.

“Më vije shumë keq se sa kohë kemi bashkëpunuar dhe z.Konjufca nuk ka informacione të bollshme për qëndrimin e Aleancës. Mendoj se çdo zyrtarë i Vetëvendosjes, Aleancës dhe Nismës e njohim njëri-tjetrin dhe për të bërë akuza të ndërsjella janë të pa vend”, ka thënë Lekaj.

Ai ka theksuar “Aleanca ka dinjitet ka subjektivitetin e vet dhe e ka dëshmuar që asnjëherë nuk e ka dashtë pushtetin dhe nuk ka bërë kompromis me të sa i përket çështjeve madhore dhe në këtë drejtim kur i kemi dy marrëveshje që i bëjnë dëm vendit”.

“Është për tu habitur që Konjufca ka një mendim të tillë kur Aleanca nuk është krijuar dje apo sot – ka një traditë të veprimit politik, maturisë dhe qëndrueshmërisë – ato janë të pa vërteta, të pa bazuara dhe të pamenduara mirë”, ka vlerësuar Lekaj.

Duke folur për vijat e kuqe, Lekaj theksoi se AAK e ka sqaruar shumë herë se nuk do të bëjë koalicion me askënd që është në pushtet, dhe se nuk do ti josh pushteti.

“Ne do të jemi çdo herë në mbrojte të shtetit, territorit dhe do të kundërshtojmë çdo të keqe që i bëhet vendit, dhe në këtë drejtim ne nuk kemi pasur vija të kuqe”, u shpreh Lekaj.

Ndërkaq, sekretari organizativ i Nisma për Kosovën, Bilall Sherifi, ka thënë për Telegrafin se drejtuesit e VV-së janë bërë pak nervoz që koalicioni AAK dhe NISMA është shenduar në një bosht të fuqishëm opozitar i cili padyshim që në zgjedhjet e ardhshme do të dalë forca e parë politike në vend.

“Ata në vend se të merren me partitë e koalicionit qeverisës PDK-LDK, po e sulmojnë AAK-në dhe NISMA-n”, ka thënë Sherifi.

Ai ka shtuar se: “I sigurojmë drejtuesit VV-së, se pas zgjedhjeve të ardhshme koalicioni AAK-NISMA, do të vij në “ankandin e Glaukut”, dhe si fitues i zgjedhjeve aty do të shkojë për t’ju bërë oferta humbësve të zgjedhjeve”.

Përçarja opozitare ka nisur javë më parë kur AAK vendosi që e vetme të thërras protestën e 14 majit për të cilën Vetëvendosja nuk u pajtua. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

Lajme
Kalo në kategori