Baza e lëkundur e votave të deputetëve ekspozojnë bazën e lëkundur të ratifikimit të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.
Këto ditë është kthyer edhe një herë si temë diskutimi çështja e demarkacionit me Malin e Zi. Qeveria në njërën anë e opozita në anën tjetër janë duke propaganduar me deklaratat e tyre.
E duke e ditur se një marrëveshje ndërkombëtare mund të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës me vetëm dy të tretat e votave, koalicioni PDK-LDK vazhdon të deklarohet se i posedojnë ato, ndërsa opozita beson se do të këtë deputetë të pozitës që do t’i tradhtojnë partitë e tyre dhe rrjedhimit ta ndalojnë ratifikimin e kësaj marrëveshje.
E duke e parë këtë debat në largësi ndërmjet pozitës dhe opozitës, Gazeta JNK ka kontaktuar me disa prej deputetëve të cilët në deklarimet e tyre të deritanishme kanë qenë të pavendosur rreth votës së tyre, apo dhënies së ndonjë opinioni për marrëveshjen.
Nëse llogarisim që të gjithë deputetët e partive opozitare janë kundër marrëveshjes, atëherë i bie se që në fillim janë 30 vota më pak, pasi që VV, AAK dhe NISMA numërojnë 30 deputetë, duke mos e llogaritur edhe Ilir Dedën, i cili para disa kohësh ka dhënë dorëheqje nga “Vetëvendosja”, ani pse në faqen zyrtare të Kuvendit ende figuron si deputet i VV-së.
Pra nga 120 deputetë sa numëron Kuvendi i Kosovës, pa deputetët e opozitës, mbesin 90. E për të arritur qëllimin e tyre partive opozitare u duhen edhe 11 emra që i përkrahin në këtë rrugëtim që e kanë nisur prej fundit të gushtit, kur edhe ishte arritur kjo marrëveshje.
Opozita më së shumti është duke shpresuar te grupi parlamentar i LDK-së, për emrat që mund të rreshtohen në krahët e saj.
Është deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, profesor i gjeografisë në UP, që për një kohë të gjatë thotë se Kosova humb mbi 8 mijë hektarë me këtë marrëveshje dhe se vota e tij do të jetë kundër.
Në anën tjetër, deputeti i LDK-së, Anton Quni tha për Gazeta JNK se edhe pse ka një qëndrim rreth kësaj çështje, ai do ta bëjë publik atë vetëm ditën kur vendoset në rend të ditës për në Kuvend.
Quni njëjtë kishte vepruar edhe me rastin e votimit të Thaçit president. Ai nuk e kishte deklaruar fare në media dhe atë ditë nuk ishte prezent kur u votua në Kuvend.
Kontakti me deputeten tjetër të LDK-së Vjosa Osmani ishte i pamundur, megjithatë në prononcimet e saja të mëhershme Osmani ka lënë të kuptohet se nuk do të votojë.
E për deputetin tjetër të LDK-së, Arben Gashi, marrëveshja me Malin e Zi ka shumë paqartësi, megjithatë edhe ai nuk pranoi të deklarojë rreth votës së tij, duke thënë se pret që të diskutohet rreth kësaj çështjeje.
Edhe Adem Salihaj thotë se nuk mund të vendosë për këtë çështje përderisa ende nuk u është dorëzuar deputetëve një material, megjithatë pranon se u beson ekspertëve vendorë, në këtë rast deputetit Bulliqi dhe profesorit Florim Isufi.
Pa qëndrim është edhe deputetja tjetër e LDK-së Alma Lama, e cila tha për Gazeta JNK se nuk do të vendosë deri kur të ketë materialin e plotë dhe të dëgjojë dhe shohë faktet e të gjithëve.
Ndërsa deputetja e Partisë së Drejtësisë Labinotë Demi-Murtezi që vepron në ombrellën e Grupit Parlamentar të PDK-së tha për Gazeta JNK se ende nuk ka vendosur, por gjasat që vota e saj të shkojë për ose kundër janë 50 për qind.
Shumë i zëshëm rreth vijës kufitare me Malin e Zi ishte edhe deputeti i pavarur, Gëzim Kelmendi.
Ai tha për Gazeta JNK se nuk do ta votojë një marrëveshje të tillë. Ai madje tha se nuk të ndalet vetëm në votën e tij, por që të do të tentojë edhe me deputetet e tjerë që të bisedojë dhe t’u japë fakte se Kosova humb territor me këtë marrëveshje. Ai gjithashtu beson se është një numër i konsiderueshëm edhe i deputetëve të pozitës që nuk do ta votojnë këtë marrëveshje.
Ndërsa deputeti tjetër i LDK-së Murat Hoxha i cili me profesion është gjeodet, tha për Gazeta JNK se ka dyshime sa i përket kësaj marrëveshjeje, mirëpo edhe ky njëjtë si Salihaj thotë se deri sa nuk e ka parë materialin nuk mund të prononcohet për votën e tij.
Ndërkohë ka dyshime edhe nëse Ilir Deda do ta votojë një marrëveshje të tillë.
Votën kundër kësaj marrëveshjeje e ka konfirmuar për Gazeta JNK edhe deputeti i Lëvizjes për Bashkim Raif Qela, i cili veprimtarinë e tij si deputet e kryen nën Grupin Parlamentar të PDK-së.
Ndërsa edhe deputeti tashmë i pavarur Shaip Muja e ka konfirmuar për Gazeta JNK se nuk do ta japë voton pro demarkacionit me Mali e Zi.
Ndërsa deputeti serb në Kuvendin e Kosovës, Nenad Rashiq deklaroi për Gazeta JNK se Grupi Parlamentar i Listës Serbe ende nuk ka diskutuar në lidhje më këtë. Sipas tij në momentin kur procedohet në rend të ditës, do të ulen me partnerët e koalicionit dhe do ta diskutojnë.
Në anën tjetër ka qenë i pamundur kontakti me deputetët e pavarur Margarita Kadriu dhe Blerim Shala.
Nëse Partia Demokratike e Kosovës nuk e zëvendëson Azem Sylën, i cili po qëndron në paraburgim për shkak të akuzave për privim të pronave shoqërore, atëherë koalicioni PDK-LDK ka edhe një deputet më pak.
Shpejtim Bulliqi, Gëzim Kelmendi, Raif Qela, Shaip Muja, Ilir Deda po edhe Vjosa Osmani nuk do ta votojnë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.
Anton Quni, Arben Gashi, Adem Salihaj, Alma Lama, Murat Hoxha, Labinotë Demi-Murtezi, janë deputetët që qëndrimin e tyre do ta bëjnë të ditur atëherë kur të votohet në Kuvend.
Ndërsa duke parë në të kaluarën, koalicionit qeveritar mund t’i dalë problem edhe me deputetët serbë, të cilët mund ta shfrytëzojnë këtë krizë të votave dhe të dalin me kërkesa para partnerëve.
Rrjedhimisht deri tani janë 35 deputetë, duke llogaritur të gjithë deputetët e opozitës që do të votojnë kundër.
Ndërsa opozita shpreson nga emrat e tjerë të cilët ende s’kanë marrë qëndrim për të votuar kundër. Pra mjaftojnë vetëm edhe 6 deputetë që të mos ratifikohet kjo marrëveshje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë