LAJMI I FUNDIT:

Shkup, rikthehet debati për Qeveri të zgjeruar! (Video)

Shkup, rikthehet debati për Qeveri të zgjeruar! (Video)

Derisa Qeveria e koalicionit OBRM-PDUKM dhe BDI po vazhdon funksionimin e saj, partitë nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës nuk shprehin gatishmëri për formimin e Qeverisë kalimtare. Analisti politik, Lupço Palevski thotë se lideri e LSDM-së Zoran Zaev dhe ai i OBRM-PDUKM-së Nikolla Gruevski po negociojnë për formimin e një qeverie të gjerë, që do të duhet t’i përmbushë detyrimet për të cilat është arritur pajtim me Marrëveshjen e Përzhinës. Pas njoftimeve gjithnjë e më të zëshme se zgjedhjet parlamentare mund të organizohen së bashku me ato lokale në tetor të vitit 2017, Palevski konsideron se data nuk është e rëndësishme, por është e rëndësishme se si do të jenë zgjedhjet dhe kush do t’i organizojë ato.

“Nuk ekziston asnjë mundësi që zgjedhjet parlamentare të bashkohen me ato lokale, për arsye se kjo do të nënkuptonte se edhe zgjedhjet lokale do të jenë të kontestueshme, por edhe viti 2017 është larg. Deri atëherë, Maqedonia nuk do të mund të qëndrojë as financiarisht, as politikisht. Të dy liderët duhet urgjentisht të ulen dhe ta zgjidhin këtë situatë. Për momentin, me sa di, LSDM-ja ka fituar katër ministri, dhe një zëvendëskryeministër, ndërsa kërkesat e saja janë që të ketë pesë”, thotë analisti Lupço Palevski për Tv 21.

Për profesorin universitar Nano Ruzhin, në një krizë të këtillë, është e papranueshme të flitet për një datë të caktuar.
“Është fakt se kushton më pak të organizohen zgjedhjet parlamentare, bashkë me ato lokale, por në rast se zbatohen të gjitha reformat, mund të shkohet në një datë të përmendur më herët. Konsideroj se zgjatja e krizës për 4, 5 apo 7 muaj, Maqedonisë do t’i kushtonte më shumë, sesa kursimi i datës”, tha Ruzhin.


Analisti politik Alajdin Demiri thotë se nuk mund të organizohen zgjedhje pa mos u përmbushur paraprakisht detyrimet nga Marrëveshja e Përzhinës.

OBRM-PP  doli me qëndrim se zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të mbahen bashkë me ato lokalet, në vitin 2017. Por për shumë parti më parësore është përmbushja e detyrimeve të Marrëveshjes së Përzhinës dhe një qeveri teknike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Lajme
Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Lajme
Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme
Kalo në kategori