Tërnava uron besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit
5 Qershor 2016 – 12:41
Me rastin e fillimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë, duke iu dëshiruar agjërim të lehtë.
Në urimin e tij, Tërnava, në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, ka lutur Allahun xh.sh., të pranojë agjërimin dhe adhurimet e tjera, “të cilat i bëjmë në shenjë Madhërimi ndaj Tij”.
“Sinqeriteti dhe besnikëria janë vlera të pastra të cilat rezultojnë nga agjërimi i muajit të Ramazanit, ngase këto janë obligime që dalin nga Kurani, me qëllimin e vetëm që përmes agjërimit të arrijmë kënaqësinë dhe devotshmërinë shpirtërore, duke iu përkushtuar gjatë këtij muaji edhe më shumë besimit që e ndien besimtari në shpirtin dhe zemrën e tij”, ka thënë Tërnava në urimin e tij.
“Mëkatet e mëparshme të mos jenë pengesë e pendimit, e lutjeve edhe gjatë këtij muaji, që jetës ti japim kuptim,që agjërimit ti japim vlerë. Dyert e kësaj feje universale për mbar botën gjithherë janë të hapura dhe mëshira e të Madhit Zot në raport me njeriun gjithherë është prezente”, ka theksuar ai.
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, më tej ka thënë se Ramazani, ky muaj i mëshirës, po troket në dyert dhe vatrat tona, prej nesër begatitë e këtij muaji do të fillon t’i shijon edhe zemra dhe shpirti i çdo besimtari.
“Të gjithë myslimanët e botës do të sakrifikojnë nga vetja për të agjëruar dhe Madhëruar Allahun edhe më shumë se muajve tjerë,duke u përpjekur të ripërtërijë vlerat më madhore të Ramazanit”, potencon ai.
“Myslimanët e mbarë botës janë të gëzuar për ardhjen e këtij muaji në të cilin nuk marrin fund begatitë e Allahut, të cilat vetëm mund të përjetohen por jo edhe të shpjegohen,ngase ky është muaj i mëshirës,lutjeve,pendesës,adhurimit,muaj i Kuranit,muaj i shpëtimit. Ramazani është mburojë e besimtarit,është thirrje mbi dinjitetin dhe përgjegjësinë e cila forcon marrëdhëniet e njeriut me Zotin, me familjen dhe shoqërinë, të cilat i ngrit gjatë këtij muaji në nivel edhe më të lartë me Zotin Krijues”, ka thënë më tej Tërnava.
“Po hyjmë në muajin e mëshirës, e faljeve, e shpëtimit, muajin ku edhe lutjet drejtuar Zotit pranohen më shumë, muajin e mirësive të panumërta. Ndaj këto të mira – të nderuar Vëllezër e motra – i arrijmë me adhurim, agjërim, lutje drejtuar Zotit, me lexim të Kuranit, me sadaka-ndihmë atyre që kanë nevojë. Agjërimi i muajit të Ramazanit na porositë duke thënë: ”Nuk është koha që të vdesim në rrugën e Zotit,por është koha që të jetojmë në harmoni të plotë me të gjithë njerëzit, e kjo është rruga e Zotit””, shprehet ai.
Më tej, Tërnava thotë se e kemi obligim fetar që në këtë muaj edhe më shumë të ndihmojmë të varfrit, njerëzit në nevojë,duke begatuar sofrat e tyre edhe më shumë gjatë këtij muaji të shenjët.
“Duke bashkuar lutjet tona gjatë këtij muaji si asnjëherë më parë, duke u lutur që të marrin fund luftërat,vrasjet e njerëzve të pafajshëm, që në botë të mbretëroi paqja, harmonia dhe bashkëjetesa mes njerëzve. Larg, vrasjeve, torturave, dhunimeve, larg çdo ekstremizmi, radikalizmi e terrori. Zemrat tona të mbushen me dashuri e mbarësi e jo urrejtje e vrazhdësi. Në këtë mënyrë botën do ta bëjmë më të mirë, më të sigurt, më joshëse për fëmijët tanë, dhe brezat që do të vijnë sepse kështu na mëson Islami”, theksoi Myftiu Tërnava.
“Më lejoni që në fund tua uroi këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, të gjithë besimtarëve në Kosovë, dhe brenda trojeve tona etnike shqiptare, por edhe të gjithë vëllezërve dhe motrave në mërgatën tanë kudo që ata gjenden. Zoti na pranoftë agjërimin dhe adhurimet e tjera edhe gjatë këtij muaji të shenjët të Ramazanit”, theksoi myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në urimin e tij drejtuar qytetarëve të Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker