LAJMI I FUNDIT:

Ish myftiu Shabani kërkon reforma të reja në BFI

Ish myftiu Shabani kërkon reforma të reja në BFI

Me një platformë të re, Lëvizja për reforma në BFI, kërkon tërheqjen e kreut të bashkësisë, Sulejman Rexhepi, ka bërë të ditur 24vest, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i lëvizjes dhe ish myftiu i Shkupit, Ibrahim Shabani akuzon se ekziston politizim në suaza të institucionit por edhe thotë se është koha që disa nga njerëzit me në kryes Reisin të shkojnë në pension e në vend të tyre të vijnë njerëz të rinj.


Nga BFI thonë se aspak nuk dëshirojnë ti komentojnë këto deklarata. Vetëm shkurtimisht kanë porositur se për udhëheqësit e kësaj lëvizje është duke u realizuar një hetim adekuat dhe për atë arsye tërë punën e lënë në duar të institucioneve gjegjëse.

Ky nuk është kontest i vetëm që deri më tani BFI e ka pasur me ish myftiun Shabani. Pikërisht nga kjo bashkësi fetare, Shabani u shkarkua nga detyra e myftiut, pasi që vitin e kaluar u fut në institucion dhe pohonte se do ta udhëheq përkohësisht. Shpejt pas kësaj Reisi aktual, Sulejman Rexhepi në një seancë rizgjodh sërish./Telegrafi/