Nëse mendoni se e vetmja gjë që mund t’ju tregojnë periodat është nëse jeni shtatzënë apo jo, e keni gabim.
Cikli juaj menstrual mund të lidhet me shumë probleme të tjera shëndetësore.
Sipas një studimi të ri nga Shoqata Amerikane e Zemrës, femrave të cilave periodat u fillojnë në moshën 10 vjeçare ose më të herët, kanë një rrezik më të lartë të zhvillimit të sëmundjeve të zemrës dhe komplikime shëndetësore të lidhura me presionin e lartë të gjakut.
Duke marrë në konsideratë disa faktorë që ndikojnë në ciklin menstrual të femrave janë përcaktuar lidhjet mes këtyre “problemeve” me gjendje të caktuara shëndetësore.
Bëni një vizitë tek gjinekologu nëse mendoni se me periodat tuaj nuk shkon diçka.
Sindroma e vezoreve policistike
Gratë që kanë PCOS vuajnë nga mungesa e ekuilibrit hormonal që çon në probleme me periodat e tyre dhe aftësinë e tyre për të mbetur shtatzënë (gjithashtu mund të çojë në shtim të qimeve të teprta në fytyrë, fryrje dhe dhe efekte të tjera anësore).
Për fat të mirë ka disa metoda, përfshirë marrjen e kontraceptivëve që mund të ndihmojnë në trajtimin e kësaj gjëndjeje.
Anemia
Nëse ju keni një rrjedhë super të rëndë, ju mund të jeni anemike. Anemia është një gjendje në të cilën gjakut i mungojnë qelizat e kuqe të gjakut ose hemoglobina.
Kur kjo ndodh, trupi juaj nuk thith oksigjen të mjaftueshëm, duke ju bërë të ngadaltë dhe duke ju dhënë simptoma të tjera të pakëndshme, të tilla si dhimbje koke dhe marrje mendsh.
Kanceri i mitrës
Disa nga shenjat më të hershme të dukshme të kancerit të mitrës janë: gjakderdhje të parregullta, gjakderdhje pas menopauzës, gjakderdhje gjatë ditëve normale, dhimbjet e forta gjatë akteve seksuale. Në këtë rast nuk duhet të tregoheni indiferente.
Nëse keni probleme me periodat kjo gjë mund të shkaktohet nga tiroidet. Një ekzaminin do t’ju tregonte nëse çrregullimet tuaja të ciklit ndikohet nga sëmundja e tiroideve apo jo. Siç e shihni periodat nuk jane vetem për t’ju thënë a jeni shtatzënë apo jo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta
Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar
Balenciaga shet një byzylyk që duket si shirit ngjitës, ndërsa çmimi është "i turpshëm"
Femra në karrierë: Flakeni ndrojtjen, depresionin dhe stresin
Çfarë kuptimi kanë ëndrrat e shtatzënisë? Ja si shpjegohen
Ngjyrat e thonjve që jua bëjnë duart të duken si të vajzave të reja!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe