Vendimi i Presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, për të tërhequr pjesërisht vendimin për falje, ka ndërlikuar punën e prokurorisë speciale, e cila po hetonte zyrtarët për vepra të ndryshme penale, njofton REL.
Që nga miratimi i vendimit për falje, më 12 prill, prokuroria speciale kishte ndërprerë të gjitha hetimet e nisura ndaj funksionarëve të lartë shtetëror, përfshirë edhe ish kryeministrin, Nikolla Gruevski, por edhe pas tërheqjes së pjesshme të faljeve, ajo ende nuk ka nisur me punë.
Madje, ajo ende është në pritje të vendimit për të parë edhe zyrtarisht se për cilët persona është tërhequr vendimi e për cilët jo. Ekspertët për çështje juridike pranojnë vështirësitë që do të hasë në punë e saj kjo prokurori, e formuar në bazë të marrëveshjes së katër partive politike, për të hetuar të gjitha aferat kriminale që kanë dalë nga ajo që njihet si aferë e përgjimeve.
“Me tërheqjen selektive të vendimit për falje ndërlikohet edhe më shumë puna e prokurorisë speciale. Ajo ka të drejtën ligjore që të vazhdojë ndjekjen penale me dëshmi të reja për përfshirjen e zyrtarëve në vepra të ndryshme penale, megjithatë këtë të drejtë nuk e ka për personat që ende janë në listën e faljes së presidentit.”
“Situata paraqitet edhe më problematike kur këta persona gjenden në veprat e njëjta me zyrtarët për të cilët më nuk vlen falja. Personat ndaj të cilëve nuk është tërhequr falja nuk mund të jenë objekt hetimi, emrat e tyre nuk guxojnë të përmenden, kurse të njëjtit nuk mund të thirren as në cilësinë e dëshmitarëve”, thotë ish-prokurori publik, Jovan Tërpenovski, duke e vlerësuar të dëmshëm si vendimin e parë për falje, ashtu edhe të dytin për tërheqjen e pjesshme të faljes.
“Mbetet edhe më tej një pasiguri juridike, të cilën praktikisht e ka imponuar presidenti me aktin e faljes, për shkak të trajtimit të pabarabartë të personave para ligjit. Kjo nënkupton se këtu vazhdon të shkelen parimet themelore të kushtetutës që parasheh barabarësi para ligjit”, thotë Tërpenovski.
Ndërkohë, Bashkim Selmani, profesor i së drejtës penale në Universitetin e Tetovës, thotë se si vendimi i parë, ashtu edhe i dyti i Presidentit Ivanov, kishin për qëllim pengimin e punës së prokurorisë speciale në hetimin e zyrtarëve të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Ai thotë se me vendimin e parë ai ka zvarritur procedurën për gati dy muaj, ndërsa me vendimin e dytë ka ndërlikuar procedurat e mëtejme. Gjithçka, sipas tij, është bërë në koordinim me partitë në pushtet, për të mbrojtur zyrtarët e inkriminuar nga ndjekja penale.
“Vet mënyra e faljes e kishte këtë qëllim më tepër fshehjen e të dyshuarve se sa zbardhjen e rastit. Në këtë rast, vendimi tij për falje ra në kundërshtim me gjyqësorin, për arsye se pikërisht Presidenti është ai që duhet të zbatojë me përpikëri kushtetutën. Por, ai ishte i pari që ra në kundërshtim me parime kushtetuese dhe ato ndërkombëtare, kështu ai më tepër e kundërshton se sa e ndihmon punën e prokurores speciale”, thotë Selmani.
Ai thotë se prokurorja speciale, Katica Janeva, duhet të ngrejë çështjen e punës së zyrës së saj që të mos ketë më pengesa në punë, se në të kundërtën, ajo asnjëherë nuk do të arrijë të mbyllë punën e nisur.
“Prokuroria duhet të hapë një çështje tjetër dhe të verifikojë shkaqet dhe arsyet e pengimit të punës së saj, pasi nesër mundet që dikush tjetër ta pengojë në hetimin e rasteve… mundet ai të jetë kryeministri, apo ndonjë ministër. Prandaj nevojitet një qasje tjetër, pasi detyrë parësore e kësaj prokurorie është hetimi i keqpërdorimit të detyrave zyrtare, të asaj që është interes publik i përgjithshëm”, thotë Selmani.
Ai gjithashtu ngriti sërish nevojën e formimit edhe të një gjykate speciale, pasi pengesat e radhës në punën e prokurorisë pritet të jenë ato të gjykatave aktuale, të cilat nuk kanë aprovuar ende asnjë masë arresti për hetimet e nisura nga prokuroria speciale.
Ndryshe, vendimi i Presidentit për tërheqjen e pjesshme të faljes vazhdon të kritikohet edhe nga bashkësia ndërkombëtare, e cila aktin e ka vlerësuar si selektiv dhe të pamjaftueshëm për çuarjen në vend të drejtësisë lidhur me hetimin e zyrtarëve shtetëror. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
VLEN: BDI dhe LSDM kanë tentuar ta kthejnë Gruevskin në Maqedoni
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë, një rikujtim i zymtë i “dështimit kolektiv”
Tripunovski: 80 kantina të verërave nga Maqedonia, promovohen në panairin e Ballkanit të Hapur në Serbi
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
KFOR-i bën patrullime në Istog
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes
Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë