LAJMI I FUNDIT:

400 mijë euro për parandalimin e etheve hemoragjike

400 mijë euro për parandalimin e etheve hemoragjike

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, edhe sivjet ka ndarë 400 mijë euro për të realizuar fushatën për parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo dhe eliminimin e rriqrave në zonat endemike të Kosovës.

“Plani operacional për këtë fushatë tashmë është përfunduar nga kompania përkatëse për këtë punë, e cila është kontraktuar nga MBPZHR-ja”, thuhet në një komunikatë të kësaj Ministrie.


Gjatë kësaj fushate, kjo kompani ka spërkatur zonat endemike në komunën e Malishevës në një sipërfaqe prej 2 mijë hektarë, që sipas të dhënave zyrtare ky dezinfektimi i hershëm, për vite me radhë, që është financuar nga MBPZHR-ja, ka ndikuar pozitivisht në parandalimin e përhapjes së etheve hemorragjike-Krime Kongo, e rrjedhimisht edhe parandalimin e rasteve të mundshme të vdekjes.

Ky projekt implementohet tash e katër vjet nga MBPZHR-ja.

Ministria e Bujqësisë, është pjesë e Këshillit Ndërministror për parandalimin e etheve hemorragjike, këshill ky i formuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, pjesë e të cilit janë edhe Ministria e Shëndetësisë, MMPH-ja, si dhe FSK-ja, e cila e shenjëzon territorin e rrezikuar.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori