LAJMI I FUNDIT:

Disa detaje rreth festivalit të 31-të me radhë, ”Makfest 2016”

Disa detaje rreth festivalit të 31-të me radhë, ”Makfest 2016”

Këtë të enjte, në Shtip fillon festivali i 31-të me radhë i muzikës zbavitës ”Makfest 2016”, por që kësaj radhe do të jetë ndërkombëtarë, pasi që janë paraqitur edhe shtatë interpretues të huaj, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në tre netët konkuruese do të garojnë edhe 23 interpretues të vendit, bën të ditur drejtori i festivalit, Ljupço Mirkovski.


Disa nga interpretuesit e jashtëm janë të njohur. Bëhet fjalë për përfaqësuesit në Eurovizion, të Irlandës dhe Norvegjisë.

Në këtë edicion të 31-të, është ndryshuar mënyra e votimit, për shkak të thashethemeve të përcaktimit të fituesve, qysh më herët. Juria do të përbëhet nga katër profesorë të huaj dhe një vendas; secili këngëtarë do të mund të votojë për tre kolegë të tij, kurse publika do të votoj përmes telefonit./Telegrafi/