Sot në qytetin e Mitrovicës fillon edicioni i tetë i Festivalit Tradicional të Komedisë me karakter garues, në të cilin do të marrin pjesë trupa teatrale nga të gjitha trojet shqiptare.
Themeluesi, njëherësh drejtori i këtij Festivali, Halit Barani, rikujton se në Festival mund të marrin pjesë vetëm trupat teatrale që kanë përgatitur shfaqje të autorëve shqiptarë.
Sipas tij, qëllimi i organizimit të këtij Festivali është nxitja e krijimtarisë artistike teatrore, zbulimi dhe inkurajimi i talentëve të rinj në fushën e komedisë, që konsiderohet një investim në të ardhmen.
“Mitrovica me këtë aktivitet kulturor po vazhdon traditën e ndritur të zhvillimit të artit dramatik. Nga Mitrovica kanë dalë shumë artistë të njohur të vendit që me talentin dhe punën e tyre i kanë kontribuuar mjaft artit dramatik. Festivali nga viti në vit, ka arritur të tregoj vlera të reja të komedisë dhe të zbuloj talentë të rinj, disa nga të cilët tashmë janë bërë emra të njohur në Kosovë e më gjerë”, ka thënë Barani.
Ai u shpreh i bindur se edhe në edicionin e sivjetmë të Festivalit do të jetë kështu dhe se shikuesit do të kenë rastin të shohin vlera të mirëfillta artistike e të humorit, talent të rinj dhe shfaqje të pëlqyeshme.
“Kjo javë në qytetin buzë Ibrit, do të jetë një javë festive. Artistët pjesëmarrës do të sjellin një atmosferë të bukur artistike. Ata do të luajnë role të ndryshme për të na bërë ne të qeshim dhe të ndihemi të relaksuar, si dhe do të këmbejnë përvoja mes tyre”, theksoi mes tjerash drejtori i Festivalit Barani.
Ndryshe, Festivali Tradicional i Komedisë në Mitrovicë do të zgjasë gjashtë ditë, ndërsa natën e parë të festivalit do ta hapë Teatri i Ëndrrave nga Suhareka, me Komedinë “Dera”, të autorit dhe regjisorit Astrit Bytyqi. /KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDisa mësime nga historia, për Lindjen e Mesme të ditëve të sotme
Deri në shekullin XIX, malazezët nuk e kanë mohuar origjinën shqiptare
Arbërishtja, gjuhë në rrezik
Propaganda komuniste: Hiqen partizanët dhe tymi i cigares nga fotoja e Enver Hoxhës
DIALOG I HAPUR
MBAMENDJA
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?