Edhe pse vitet e fundit është shënuar një progres i dukshëm, Kosova ka ende mangësi në menaxhimin e duhur të mbeturinave për të gjitha llojet e mbeturinave të ngurta: shtëpiake, industriale, mjekësore dhe mbeturinat e rrezikshme.
Kështu ka thënë ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, gjatë një tryeze të organizuar sot si pjesë e “Festivalit të Gjelbër”, që është hapur në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, në lidhje me mjedisin dhe bizneset recikluese në Kosovë.
Agani ka treguar se grumbullimi i mbeturinave komunale në nivel kombëtar është rreth 60%. Rreth 40% e mbeturinave të mbetura hedhen në mënyrë të paligjshme ose digjen. Një sasi shumë e vogël e mbeturinave riciklohen, dhe atë kryesisht nga sektori informal.
“Gjithashtu, mungesa e fondit mjedisor dhe instrumenteve tjera financiare dhe mos zbatimi i mjaftueshëm i legjislaconit për mbeturina, kanë sjellë në gjendje që sistemi të jetë i paqëndrueshëm për menaxhimin e mbeturinave. Kosova ndodhet në fazën e hartimit dhe rishqyrtimit intensiv të legjislacionit për administrim të mbeturinave që mbështetën në direktiva dhe rregullore të BE-së”.
“Legjislacioni i Kosovës lidhur me menaxhimin e mbeturinave është aktualisht në proces të, pajtueshmërisë me rregulloret dhe Direktivat e BE-së, pas përkushtimit të Kosovës për t’u bërë anëtare e plotë e BE-së, megjithatë pa qenë e mundur deri më tani për të arritur objektivat e vendosura”, theksoi Agani.
Kreu i MMPH-së tha se riciklimi paraqet një mënyrë të mirë për zhvillimin e bizneseve, duke mbrojtur dhe mjedisin. “E kemi elaboruar një koncept-dokument të cilin unë planifikoj që ta paraqes te Komiteti Kombëtar për Investime, që do të mbahet në qershor, në të cilin do të kërkoj mbështetje për një projekt që do t`ia paraqesim në Kornizën e Investime të Ballkanit Perëndimor për një grant për asistencë teknike, që të na ndihmojë të lëvizim në drejtimin e duhur”, tha Agani.
Pjesë e këtij koncepti zhvillimor është fillimi themelit të një ekonomie cerkulare qarkulluese do të jetë edhe themelimi i Fondit për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Efiçiencën e Energjisë.
Kai Hofmann nga organizata GIZ tha se Bashkimi Evropian e mbështet fort ekonominë cirkulare. Ai, po ashtu, u shpreh se njerëzit duhet të fillojnë të ndryshojnë sjelljen ndaj mjedisit.
Kurse, Arian Zeka, nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, tha se nëse reciklimi përfshin transformimin e mbeturinave në diçka që mund të gjenerojë edhe me tutje vlerë ekonomike, atëherë kjo nënkupton se ka mundësi edhe për gjenerim të aktiviteteve të reja ekonomike, për çka ky vend ka jashtëzakonisht shumë nevojë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker