LAJMI I FUNDIT:

Mustafa uron pesë presidentët në Ditën e Presidentit

Mustafa uron pesë presidentët në Ditën e Presidentit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se 24 maji, Dita e Presidentit të Republikës së Kosovës është një prej datave që na përkujton arkitektin e shtetit të Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili sipas tij, me vizionin dhe veprën e tij vuri themelet e shtetësisë së Kosovës.

Mustafa, në Facebook shkruan se Ibrahim Rugova është simbol i unitetit dhe vendosmërisë së paepur të popullit të Kosovës në rrugën drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë.
Kryeministri ka uruar dhe ish presidentët e tjerë në këtë ditë, si dhe presidentin aktual Hashim Thaçi.


Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Sot është Dita e Presidentit të Republikës së Kosovës.

Kjo datë na përkujton 24 majin e vitit 1992, kur u mbajtën zgjedhjet e para presidenciale, në të cilat qytetarët e Kosovës zgjodhën për herë të parë Presidentin e Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

24 maji është një prej datave që na përkujton arkitektin e shtetit të Kosovës, i cili me vizionin dhe veprën e tij kolosale vuri themelet e shtetësisë së Kosovës.

Ibrahim Rugova ishte simbol i unitetit dhe vendosmërisë së paepur të popullit të Kosovës në rrugën drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë.

Vepra e Presidentit Historik Rugova vazhdon të jetë edhe sot frymëzim në avancimin e rrugës euroatlantike, në thellimin e miqësisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e BE-së, si dhe në progresin e gjithmbarshëm të shtetit.

Me këtë rast, ua uroj këtë ditë edhe presidentëve që pasuan Presidentin Rugova, Sejdiun, Pacollin, Jahjagën dhe presidentin aktual, Hashim Thaçi.

Nder dhe lavdi të përjetshme Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. IM

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori