LAJMI I FUNDIT:

EUROPEAN MAKER WEEK 2016 në BONEVET

EUROPEAN MAKER WEEK 2016 në BONEVET

Që nga fillesat e BONEVET, kjo hapësirë kreative ishte pjesë e lëvizjes së krijuesve që po përhapet me vrull në të gjithë botën momentalisht, duke i implementuar praktikat më të mira nga të gjithë akterët e kësaj lëvizje dhe duke u njohur nga komunitet e krijuesve dhe makerspaces anë mbanë.

Makerspace Directory, një platformë digjitale që mbledh këtë komunitet nga gjithë rruzulli, e pranoj BONEVET si pjesëtar gjatë vitit të kaluar, duke hapur rrugë bashkëpunimi përmes iniciativave që ndodhin kohë pas kohe mes BONEVET dhe pjesëtarëve tjerë.


E fundit e këtyre iniciativave, me siguri ajo më e famshmja ndër të gjitha, European Maker Week, do të organizohet nga datat 30 maj deri më 3 qershor. European Maker Week është një iniciativë e promovuar nga Komisioni Europian dhe e implementuar nga Maker Fair Rome në bashkëpunim me Startup Europe, me qëllim tërheqjen e qytetarëve Europian drejt “botës së krijuesve” dhe makerspace.

BONEVET është akredituar të bëhet pjesë e kësaj ngjarje përmes aktiviteteve të saj, dhe në një moment, ishte e vetmja ngjarje e akredituar në Ballkan. BONEVET planifikon të jetë aktive gjatë gjithë javës, duke filluar nga data 30 maj, e hënë, deri me datën 3 qershor, e premte, përmes organizimeve të ndryshme në fushën e shkencës, teknologjisë, artit, artizanateve, etj.

Kjo javë do të jetë e hapur për pjesëmarrja për të gjithë pa pagesë dhe do të ketë dy qëllime kryesore:

1. Krijimin e vetëdijes rreth rëndësisë së kulturës së krijuesve në nxitjen e edukimit kreativ.

2. Inovacionin nëpër shkolla dhe ndërtimin e urave lidhëse në mes autoriteteve, mediave dhe krijuesve.

Persona nga fusha të ndryshme që dëshirojnë të marrin pjesë dhe të mësojnë duke krijuar, mund të jenë pjesë e punëtorive, prezantimeve, demove dhe shumë aktiviteteve tjera që organizohen gjatë javës. Krijimi i 3D printerëve nga fillimi, përdorimi dhe dizajnimi me 3D printer, ndërtimi mekanik dhe përdorimi i CNC makinave, programimi, elektronika përmes littleBits dhe Arduino, Robotics, vizatimi
apo pikturimi, janë vetëm disa nga punëtoritë që BONEVET ka planifikuar për European Maker Week 2016 në BONEVET.

Për informata më të hollësishme rreth European Maker Week 2016 në BONEVET ju mund të vizitoni online linkun: http://www.bonevet.org/emweek16, ose eventin e krijuar në Facebook për këtë ngjarje përmes linkut të mëposhtëm:

https://www.facebook.com/events/1033466966728214/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori