LAJMI I FUNDIT:

Tri mënyra për ta kuptuar nëse jeni në lidhje me personin e duhur

Tri mënyra për ta kuptuar nëse jeni në lidhje me personin e duhur

Zbuloni se sa të kënaqur ndjeheni në lidhjen tuaj

Kjo mund të jetë paksa sfiduese. Mirëpo, për ta bërë këtë detyrë më të lehtë, është mirë ta ndani lidhjen në disa aspekte – seks, financa, intimitet emocional, komunikim etj., dhe pastaj të shikoni se sa të kënaqur ndjeheni në secilën nga to, transmeton Telegrafi.

Nëse ndjeheni të kënaqur në shumicën e aspekteve të lidhjes, atëherë  jeni me personin e duhur.


Sidoqoftë, edhe nëse e zbuloni se nuk jeni të kënaqur me disa aspekte të lidhjes, atëherë mos u tronditni, pasi që ka shumë mënyra për ta ndrequr çdo mangësi.

Pyeteni veten: A keni qenë më të kënaqur në ndonjë lidhje tjetër?

Nëse keni qenë më të kënaqur në ndonjë lidhje të kaluar sesa në këtë që jeni, p.sh. e dini se më lehtë i keni folur brengat me ish partnerin sesa me partnerin aktual, atëherë është mirë t’i tregoni partnerit se çfarë duhet të bëj që të ndjeheni më të kënaqur.

Ju mund të mos e dini saktësisht se për çfarë keni nevojë të ndjeheni më të kënaqur, mirëpo fillimi i bisedës është ide e mirë, pasi që krahasime të tilla mendore me lidhjet e kaluara mund të jenë të këqija.

A mendoni se mund të jeni më të kënaqur?

Nëse lehtë mund të imagjinoni diçka që ju sjell më shumë kënaqësi në një fushë të caktuar të lidhjes, atëherë do të ishte shumë vitale për lidhjen nëse do t’i tregonit partnerit se çfarë dëshironi.

P.sh., nëse e dini se jeta juaj seksuale mund të jetë më e mirë me disa ndryshime, atëherë filloni t’i bëni ato ndryshime. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Top fustani për një dasmë vjeshtore: Nuk ka trup femre që ky model nuk mund ta zbukurojë

Top fustani për një dasmë vjeshtore: Nuk ka trup femre që ky model nuk mund ta zbukurojë

Moda
Ngrohtë, këndshëm dhe përshtatshëm: Pesë ide për t'i kombinuar çizmet mbi gjunjë

Ngrohtë, këndshëm dhe përshtatshëm: Pesë ide për t'i kombinuar çizmet mbi gjunjë

Keshilla Modë
Stili që duam: Albina Kelmendi zgjedh veshjet e kreatores unike, Orhidea Berisha

Stili që duam: Albina Kelmendi zgjedh veshjet e kreatores unike, Orhidea Berisha

Moda
Adoleshenti në pubertet: Grindjet me prindërit, ndikimi i shoqërisë, sjellja e rrezikshme - çfarë ka në mendjen e tij

Adoleshenti në pubertet: Grindjet me prindërit, ndikimi i shoqërisë, sjellja e rrezikshme - çfarë ka në mendjen e tij

Prindër dhe fëmijë
Pesë shenja që tregojnë se nuk po i lani flokët mjaftueshëm

Pesë shenja që tregojnë se nuk po i lani flokët mjaftueshëm

Flokë dhe stil
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Kalo në kategori