LAJMI I FUNDIT:

Iva Aliko: Dua të bëj nëntë djem

Iva Aliko: Dua të bëj nëntë djem

Modelja dhe këngëtarja ekstravagante, e cila po përballet sa me ngacmimet aq edhe me dyshimin e të tjerëve, pasi ka deklaruar se është në lidhje me një deputet nga Kosova, ka një vizion të qartë për jetën dhe strategjinë e sukseseve.

Me një karakter të fortë, gjithnjë e vëmendshme nën shigjetat mashkullore, Iva Aliko rrëfen gjithçka pa përjashtim…

Nga Kozeta Turishta


Iva, je një vajzë tepër seksi dhe me sy të bukur. Nuk është më një gjë e re, besoj, tani je mësuar me këtë, nga komplimentet që merr, apo jo?
Komplimentet për pamjen i kam marr vazhdimisht, që në fëmijërinë time e në një farë mënyre jam rritur me to, gjë që nuk më bën shumë përshtypje, por normalisht kur me komplimentojnë ndihem mirë, si çdo femër.

13221733_991877294261249_6796934461252218375_n

Kujt i ngjan Iva nga prindërit më shumë, them nga paraqitja e jashtme, por dhe nga ngjyra e bukur e syve?
Pamja ime është një miks, pak nga mami dhe gjyshja ime.

Kohët e fundit emri yt ka qarkulluar duke u bërë lajmi i ditës në të gjitha mediat online. Të pëlqen të jesh në qendër të vëmendjes?
Nuk është se me pëlqen shumë të jem në qendër të vëmendjes, por dashur padashur, jam vazhdimisht.

Ekzistenca e një deputeti me te cilin je në një marrëdhënie dashurie, i dha shkas dhe medies ta bënte publike pasi jo shumë vajza i shprehin me kaq sportivitet gjërat e tyre private. Ti pse e bëre?
Është e vërtetë që jo shumëkush i bën gjërat private kaq publike. Unë duke qenë një person i sinqertë, pa tabu, e duke mos më interesuar paragjykimet e njerëzve përreth, e bëra publike.

Kaq shumë e dashuron këtë person sa nuk e mendove dy herë t’a ndaje dhe me publikun dhe pse shumë të kanë kritikuar?
Njerëzit kanë reaguar në mënyra nga më të ndryshmet, shumica më kanë mbështetur duke qenë se unë nuk kam prishur familjen e personit në fjalë, lidhja e tij me gruan nuk ishte e shëndetshme që përpara se të hyja unë.

Kur ke menduar ta bësh publike emrin e të dashurit, pasi dhe publikut i detyrohesh, të paktën atyre që të ndjekin?
Ndoshta në një të ardhme mund ta bëj publike emrin, varet nga rrethanat.

10308392_986515621464083_1830319894449218465_n

Ai është në Kosovë, ti në Tiranë, duhet theksuar dhe angazhimi i tij në politikë që i merr jo pak kohë. Si takoheni, sa shpesh?
Angazhimi i tij në politikë i merr pak kohë ashtu si dhe angazhimet e mia, por normalisht që e gjejmë kohën për njeri-tjetrin sa na jepet mundësia. Unë udhëtoj shpesh në Kosovë për shkak të angazhimeve të mia me muzikën, edhe për personin që kam aty. Pothuajse çdo një javë apo dy, unë jam në Kosovë.

Çfarë të josh tek ai Iva, ndërkohë që ti je një vajzë kaq e bukur, e re, e mund të zgjidhje dikë më të ri dhe pa familje?
Tek ai më josh karakteri i tij burrëror dhe shumë cilësi të tjera që ai i ka, cilësi që i adhuroj tek një mashkull.

Gruaja e atij: është në dijeni, kështu je shprehur ti. Nuk të vjen keq që je në mes të kësaj marrëdhënie?
Gruaja e tij e di, ka kërkuar dhe takim me mua madje. Por marrëdhënia e tyre nuk funksionon, pikërisht për faj të saj, kështu që unë nuk kam pse të ndihem fajtore.

Nëse ai një ditë ndahet nga gruaja, ti vërtet mendon të martohesh me të?
Kësaj pyetje mendoj se do t’i jap një përgjigje kur të vij momenti i duhur, nuk jam ende gati t’i përgjigjem.

Me nënën ke marrëdhënie më të ngushtë dhe ajo është në dijeni të marrëdhënies tënde. Të mbështet, të kritikon?
Po, nëna ime është në dijeni të lidhjes sime. Në fillim më ka kritikuar, por kur ia shpjegova rrethanat, u ndie paksa më rehat.

Kemi parë që po merresh dhe me muzikë, ke ndonjë projekt konkret?
Po, kam realizuar një këngë të re në Kosovë dhe në ditët në vijim del videoklipi.

IVA1

Kush është mikesha jote më e ngushtë?
Mikesha ime më e ngushtë është nëna ime.

Kush të zgjon nga gjumi? Telefonata apo mesazhi parë?
Nga gjumi më zgjon mesazhi i mëngjesit nga i dashuri im.

Je xheloze për partnerin tënd?
Jo, nuk jam xheloze, nuk me lë asnjë shkak.

Po ai, sa herë në ditë do të dijë se ku ndodhesh?
Flasim dy-tre herë në ditë bashkë, e në mbrëmje kur ai është i lirë shkëmbejmë shumë mesazhe bashkë.

Ditën e dasmës tënde, kur e sheh?
Nuk kam menduar akoma për ditën e dasmës, por normalisht, si çdo femër, më pëlqen ta shikoj veten të veshur me fustanin e bardhë.

Sa fëmijë dëshiron të kesh?
Dëshiroj të kem 9 djem. /Dritare.net/

Në trend

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
'Policia' ngjitet në skenë për Noizyn, improvizohet arrestimi i reperit gjatë koncertit të tij në Tiranë

'Policia' ngjitet në skenë për Noizyn, improvizohet arrestimi i reperit gjatë koncertit të tij në Tiranë

Magazina
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdha për Amir Rrahmanin

“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdha për Amir Rrahmanin

Serie A
Real Madridi i përgjigjet interesimit të Arsenalit për Arda Guler

Real Madridi i përgjigjet interesimit të Arsenalit për Arda Guler

Ndërkombëtare
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Evropa
Kalo në kategori