LAJMI I FUNDIT:

Vjen refuzimi i parë për Kosovën për ndeshjen me Ishujt Faroe

Vjen refuzimi i parë për Kosovën për ndeshjen me Ishujt Faroe

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, është duke përgatitur listën për miqësoren  3 qershorit ndaj Ishujve Faroe.

Takimi që luhet në Frankfurt të Gjermanisë, është i pari i Kosovës pas pranimit në UEFA dhe FIFA.


Bunjaku ka ftuar sulmuesin prizrenas të Giresunsporit të Turqisë, Vedat Muriqi, mirëpo ai nuk do të mund të jetë i gatshëm për ndeshjen.

Muriqi, që në Ligën e Dytë turke ka shënuar 17 gola, pikërisht në ditën e ndeshjes ka caktuar datën e fejesës së tij, dhe kjo është arsyeja kryesore pse ai nuk do të mund të jetë i pranishëm.

Ish-sulmuesi i Lirisë  ka caktuar muaj më parë datën, për t’i dhënë fund beqarisë.

“Më ka ardhur ftesa, kam biseduar edhe me trajnerin (Albert Bunjaku) dhe u sqarova dhe kërkova ndjesë që nuk mund të jem shkaku që më 3 qershor do të fejohem. Fatëmirësisht trajneri nuk keqkuptoi. I thashë që për herën tjetër, edhe nëse nuk më fton, unë do të vije vetë, pa marrë parasysh se ku do të jeni”, deklaroi Muriqi për “GazetaOlle.com”.

Ai pritet që në verë të transferohet në ndonjë skuadër të elitës së futbollit turk. Në dimër e kërkuan Galatasaray dhe Konyaspori.

Muriqi ka qenë pjesë e Kombëtares U-21 të Shqipërisë.

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Mbyllet sezoni në Bundesliga: Bayer Leverkusen me rekord, mësohen të gjitha verdiktet

Mbyllet sezoni në Bundesliga: Bayer Leverkusen me rekord, mësohen të gjitha verdiktet

Bundesliga
Ballkani me fitore ndaj Llapit feston titullin e kampionit në

Ballkani me fitore ndaj Llapit feston titullin e kampionit në "Zahir Pajaziti"

Superliga
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Barcelona e bindur se do nënshkruajnë me top yllin gjerman si pjesë e ‘revolucionit’ në ekip

Barcelona e bindur se do nënshkruajnë me top yllin gjerman si pjesë e ‘revolucionit’ në ekip

La Liga
Kalo në kategori