LAJMI I FUNDIT:

Për një javë edhe Gruevski kthehet në funksionin e kryeministrit?!

Për një javë edhe Gruevski kthehet në funksionin e kryeministrit?!

Pushteti pikërisht në Kuvend e filloi varrimin e Marrëveshjes së Përzhino. Ky është vlerësimi dominues të analistëve të cilët kanë biseduar me Deutsche Welle, pasi që mbrëmë shumica parlamentare i konstatoi dorëheqjet  e ministrave dhe zëvendësministrave të opozitës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Shtyrja e mbrëmshme e zgjedhjeve nuk e pengoi shumicën parlamentare ti kthejë në skenë ministrat e vet, nën dirigjimin e kryeministrit teknik. Pas skenarit të këtillë të partnerëve të koalicionit, funksionarë të OBRM-PDUKM, mbrëmë në paraqitjet publike e proklamuan edhe qëndrimin se „mbetet vetëm edhe abrogimi i Prokurorisë Speciale Publike, që vendi më në fund të mund të del nga kjo krizë“.

I dërguari i posaçëm gjerman për Maqedoninë, Johannes Haindl, i cili pas vizitës së parë para një javësh sot përsëri vjen në Shkup, do të pritet me „progresin“ e parë të arritur në mungesë të tij: zëvendësimi i qeverisë teknike me qeverinë e vjetër. Por me sa duket kjo nuk është e tëra.


„Për një javë, në funksionin e kryeministrit do të kthehet edhe Nikola Gruevski“, thonë burimet e OBRM-PDUKM për Deutsche Welle, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Haindl, siç është njoftuar „sërish do të bisedojë me partitë nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhino“, por sipas politologëve, ai fillimisht do të duhet të konstatojë sa prej tyre në fakt janë “përshëndetur” nga Marrëveshja. Është paraparë që i dërguari i posaçëm të bisedojë  me shefin e shtetit, Gjorgje Ivanov, por edhe me kryetarin e Kuvendit, Trajko Veljanoski. Do të bisedohet për shumë tema ndërsa më e ashpra në mesin e tyre edhe më tej mbetet ajo për vendimin e Ivanovit./Telegrafi/