LAJMI I FUNDIT:

LD: Vendimi i Kushtetueses është një dritë shprese

LD: Vendimi i Kushtetueses është një dritë shprese

Lidhja Demokratike vlerëson se Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të rishqyrtojë vendimin e kushtetutshmërisë për shpërbërje të parlamentit me vonesë aplikimi, si dhe masën për të ngrirë të gjitha aktivitetet elektorale, që është një fitore e të drejtës dhe logjikës ligjore nën politikën e cila udhëheq partia në pushtet OBRM -PDUKM, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Ky vendim është vetëm një dritë shprese dhe se ngadalë por sigurtë do të shpërbëhet sundimi autoritar njëpartiak. Por rruga për ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe sundimin e ligjit është e gjatë dhe e vështirë. Qytetarët kërkojnë ndryshime, drejtësi dhe paqe. Prandaj protestat çdo ditë dhe nuk do të ndalen deri sa nuk do të ketë kushte për zgjedhje”, thuhet në deklaratën e LD-së. /Telegrafi/