LAJMI I FUNDIT:

Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi fton në protesta masive

Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi fton në protesta masive

Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi (Lidhja Demokratike, FRODEM, МОRО – Partia punëtore dhe Demos) konsideron që pas refuzimit këmbëngulës të Trajko Veljanoskit, në kundërshtim me Kushtetutën, që të thërret seancë të Kuvendit, është e domosdoshme që presioni qytetar të përforcohet dhe protestat të jenë masive, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“I ftojmë të gjithë qytetarët, në protesta të vazhdueshme dhe masive para Kuvendit, ndërsa deputetët, tu bashkohen këtyre protestave.


Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi, konsideron që Kuvendi është në takim të përhershëm dhe se mandati vlen edhe më tej. “Trajko Veljanoski nuk e thërret Kuvendin vetëm për shkak të mungesës së sjelljes së përgjegjshme dhe të një burrështetasi dhe për mbrojtje të interesave të OBRM-PDUKM.

Presim që pas sigurimit të përkrahjes nga 62 deputetë që Kuvendi do të mbajë seancë dhe do të vazhdojë të funksionojë në mënyrë normale, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasdite të reshura shiu e stuhi, Aliu nga IHMK apel qytetarëve për kujdes të shtuar

Pasdite të reshura shiu e stuhi, Aliu nga IHMK apel qytetarëve për kujdes të shtuar

Lajme
Digjen disa vetura në bodrumin e një objekti në Prishtinë, disa persona marrin tretman mjekësor

Digjen disa vetura në bodrumin e një objekti në Prishtinë, disa persona marrin tretman mjekësor

Kronika e Zezë
Ligji për pagën minimale, Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Qeverisë

Ligji për pagën minimale, Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Qeverisë

Drejtësi
MPJD ia ndalon Petkoviqit hyrjen në Kosovë, thotë se përdori gjuhë provokuese e deklarata propaganduese

MPJD ia ndalon Petkoviqit hyrjen në Kosovë, thotë se përdori gjuhë provokuese e deklarata propaganduese

Elfije Boletini
Persona të moshuar, gra shtatzëna e fëmijë morën trajtim mjekësor pasi disa vetura u përfshinë nga zjarri në Prishtinë

Persona të moshuar, gra shtatzëna e fëmijë morën trajtim mjekësor pasi disa vetura u përfshinë nga zjarri në Prishtinë

Elfije Boletini
​Vendimi i Kushtetueses për Pagën Minimale, veteranët paralajmërojnë protesta kundër Qeverisë

​Vendimi i Kushtetueses për Pagën Minimale, veteranët paralajmërojnë protesta kundër Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori