LAJMI I FUNDIT:

Analistët: OBRM-PDUKM ka qasje diktatoriale (Video)

Analistët: OBRM-PDUKM ka qasje diktatoriale (Video)

OBRM-PDUKM zyrtarisht ka filluar fushatën parazgjedhore. Si partia e vetme që do të shkojë në zgjedhjet e 5 qershorit, nga kjo parti njoftuan se nuk do të mbahen tubime të zakonshme dhe se fushata do të fillojë përnjëherë në shumë vende, ku aktivistë lokal do të takohen me qytetarë për të shpalosur programin 4-vjeçar të OBRM-PDUKM-së. Këtë hap partia në pushtet e ka ndërmarrë falë rrethanave aktuale në vend.

Megjithatë, ky vendim i OBRM-PDUKM-së dhe fushata e saj parazgjedhore si parti e vetme, për analistët është qasje diktatoriale. Sipas Sefer Tahirit, kjo dëshmon gjendjen në të cilën ndodhet Maqedonia.

“Mendoj se fillimi i fushatës parazgjedhore për zgjedhje në të cilat do të garojë vetëm një parti politike, dëshmon më së miri se në çfarë derexhe është Maqedonia dhe në çfarë katrahure gjendet Maqedonia si shtet dhe sistemi politik i saj dhe në përgjithësi sistemi demokratik i vendit. OBRM-PDUKM tenton që me anë të këtij veprimi të bëj pazarë. Cili është pazari?! Pazari është të ruaj abolimin të cilin e mori nga Presidenti Ivanov”, ka deklaruar analisti Sefer Tahiri.


Nga ana tjetër, profesori universitar Nano Ruzhin vlerëson se OBRM-PDUKM me këtë hap po e kthen Maqedoninë në kohën e ish Jugosllavisë.

“Fillimisht, vetë fakti i daljes në zgjedhje është vullgar. Pra, vetë fakti i daljes në zgjedhje të një partie është qasje vullgare. Ky fillim i fushatës na kthen rreth 30 vjet mbrapa. Në Jugosllavinë e asaj kohe, kulturam politike ishte e asaj forme që regjimi një partiak, impononte votimin e vetëm një subjekti politik. Kjo që po ndodh sot është pothuajse i njëjti imponim, pra i kthimit mbrapa në histori për 100 hapa”, ka deklaruar profesori universitar Nano Ruzhin, për Tv Shenja.

Dy vlerësuesit, Tahiri dhe Ruzhin konsiderojnë se pavarësisht abolimit, OBRM-PDUKM posdeon njerëz të cilët nuk janë kredibil për të udhëhequr fushatë parazgjedhore, falë veprave penale në të cilat janë përfshirë. Sipas tyre, politikanët të përfshirë në vepra penale duhet larguar dhe përgjigjur para drejtësisë dhe se e njëjta gjë duhet të vlejë edhe për partitë tjera në vend, në rast se në mesin e tyre ka persona që janë të përfshirë në vepra penale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori