LAJMI I FUNDIT:

Baçev: KShZ i refuzoi listat e LPM për arsye skandaloze, nesër publikojmë dokumente

Baçev: KShZ i refuzoi listat e LPM për arsye skandaloze, nesër publikojmë dokumente

Pasi që sot KShZ zyrtarisht vërtetoi se vetëm OBRM-PDUKM do të merr pjesë në zgjedhjet e shpallura për 5 qershor, e për të cilët është akoma e pasigurt nëse do të mbahen, ka reaguar LPM e Janko Baçev, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„Lëvizja popullore për Maqedoninë më datë 16.05.2016 (e hënë) do të mbaj konferencë për shtyp në të cilën do ti ndajë me opinionin publik dokumentet për vendimin skandaloz të KShZ për refuzimin e listës së kandidatëve të LPM në kundërshtim me Kodin zgjedhor, respektivisht, jo për arsye ligjore, por për arsye krejtësisht tjera“, qëndron në njoftimin e LPM./Telegrafi/