LAJMI I FUNDIT:

Petkoviq nuk i frikësohet largimit të Shaqirit e Xhakës

Petkoviq nuk i frikësohet largimit të Shaqirit e Xhakës

Seleksionuesi i Përfaqësueses së Zvicrës, Vladimir Petkoviq, nuk beson se Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka do të largohen pas përfundimit të “Euro 2016” për të luajtur për Kosovën, e cila në fillim të këtij muaji është pranuar në UEFA.

Në një intervistë për të përditshmen zvicerane “Blick” Petkoviq ka thënë se llogarit në dy futbollistët kosovarë edhe pas përfundimit të “Euro 2016.


Shaqiri 24-vjeçar është pjesë e Zvicrës prej vitit 2010 dhe deri më tani ka regjistruar 51 ndeshje. Ndërsa Xhaka ka 40 paraqitje dhe ka debutuar një vit më vonë se Shaqiri. Që të dy, llogariten ndër lojtarët kryesor të ekipit helvetik, shkruan kohaditore.

“Është e mundur që Xhaka të ndërrojë mjedis, por sa i përket klubit”, ka thënë Petkoviq buzagaz.

“Në lidhje me Kosovën, Valon Behrami ka thënë më të mirën deri më tash. Për këtë arsye, nuk frikësohem se Shaqiri e Xhaka do të largohen nga Zvicra pas Kampionatit Evropian”, ka thënë Petkoviq. Behrami më herët kishte thënë se do të vazhdojë të luajë për Zvicrën, pasi edhe mosha e shtyrë për një futbollist nuk i lejon të bëjë aventura.

Në trend Sport

Më shumë
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Ndërkombëtare
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite

Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite

La Liga
Pep Guardiola shiti dy yje të Barcelonës pasi erdhën në stërvitje të dehur – ai donte ta mbronte Messin

Pep Guardiola shiti dy yje të Barcelonës pasi erdhën në stërvitje të dehur – ai donte ta mbronte Messin

La Liga
Agjenti i lojtarit takohet me Decon, Barcelona gati t'ia plotësojë dëshirën më të madhe Xavit

Agjenti i lojtarit takohet me Decon, Barcelona gati t'ia plotësojë dëshirën më të madhe Xavit

La Liga
Kalo në kategori